Karikatura që po vrasin/ Teologu Curri thirrje besimtarëve myslimanë: ‘Tregoni pjekuri, mos bini pre e provokimeve’

29 Tetor 2020, 11:51| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 12:03

  • Share

Ngjarjet e fundit në Francë, ku një mësues mbeti viktimë e një sulmi terrorist kanë tronditur mbarë botën. Mësuesi francez Sammuel Paty u vra  barbarisht nga një i  ri radikal sepse kishte treguar karikaturat e profetit Muhamed në klasë.

Në një intervistë në ‘’ Rreze Diellli’’ ishte i ftuar teologu Ilir Curri, i cili i pyetur nëse feja islame po përdoret si instrument, ai u shpreh se në fakt është elementi më i përdorur në rrafshin politik.

‘’ Elementi apo besimi religjioni është elementi më i përdorur në rrafshin politik, ideologjik në rrafshin deri edhe ekonomik, shoqëror madje shpesh herë e shohim fenë të përdoret edhe si kalë, kalë i axhendave të caktuara, i lobeve të caktuara për të arritur qëllime të caktuara përdoret feja. Përshembull të marrim kronologjinëe ngjarjeve , çfarë ndodhi? Më përpara se sa të ndodhte ky krim i tmerrshëm pra vrasja e një mësuesi i cili përdorte lirinë e shprehjes për të ofenduar… kemi patur indicie që deklaratat e Makronit për islamin që është në krizë, ka qenë indicia për zhvillimin e një pakënaqësie në rrafshe të caktuara në lidhje me Islamin dhe praninë e muslimanëve që tek e fundit janë shumë prej tyre rreth 6 milionë besoj, janë qytetarë të atij vendi, pra do të thotë janë taksa pagues në atë vend.  Dhe nga ana Islame ata e kanë të gjtihë detyrimin  fetar të jenë korrekt dhe besnikë vendit ku ata jetojnë, ligjet e atij vendi ti zbatojnë ato. Por kur vijmë tani tek këto indicia janë shumë të dëmshme, a ju shërbejnë axhendave politike të caktuara, a ju shërbejnë rretheve të caktuara poltike? A po kanë qëllime të tjera por këto nuk mund ti dimë’’ u shpreh ai.

Ndërsa i pyetur nëse e gjitha kjo ngjarje, por edhe ngjarjet e tjera më parë të të njëjtit lloj po cënojnë integritetin e myslimanëve në Francë dhe kudo në botë ai u shpreh se duhet të shikojmë më shumë pjesën historike që të kuptojmë situatën që po ndodh:

‘’ Përpara kësaj ne përpiqemi të lexojmë histori, unë nuk di që muslimanët të kenë ndërmarrë ndonjëherë në histori fushata për arsye fetare , të luftojmë që një palë e kristianëve, jehudë hebrenjë  apo të një feje tjetër ti luftojë në mënyrë që ti shtrëngojë të bëhen me ta, nuk ka ndodhur. Njëkohësisht ai që ka ndodhur domethënë që janë disa kryqëzata që kanë ardhur nga perëndimi drejt vendeve të lindjes, kjo ka ndodhur po fushatat kolonizatore që kanë qenë më shumë politike, që kanë qenë në rrafsh ekonomikë  sesa në rrafshin politikë, apo larg qoftë doktrinar që skanë pasur asgjë të përbashkët as nga ana e fesë islame dhe as krishtere, kanw qenë thjesht me bazë ekonomike etj etj’’ u shpreh ai.

Ndërsa theksoi se për më tepër myslimanët nuk duhet të bien pre e këtyre provokimeve:

‘’ Myslimanët të tregojnë pjekurinë,  dhe të mos bien pre e provokimeve pasi axhenda të caktuara politike synojnë nxitjen dhe shfrytzojnë reagimet e myslimanëve që mund të jenë në rastin e protestave, në rastin e bojkoteve, mund të jenë të drejta por në të njëjtën kohë çojnë ujë në mullirin e disa axhendave që për të mirën për dobinë shoqërore konsiderohen të errëta ‘’ u shpreh teologu Curri.

Ai I bëri thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë që të tregojnë butësinë dhe mëshirën që u mëson  feja e tyre.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?