Karkaleca në gjalp dhe hudhër
Përbërësit:
8 lugë gjelle gjalp pa kripë, i ndarë në copëza
700 gr karkaleca mesatar të qëruar
Kripë dhe piper te zi të sapo bluar, për shije
5 thelpinj hudhër, të copëzuar
1/4 filxhan caji me lengun e kokave te karkalecave
Lëngu i 1 kokërr limon, ose më shume, sipas shijes
2 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë
Përgatitja:
Shkrini 2 lugë gjalpë në një tigan. Shton karkalecat, kripe piper sipas shijes. Gatuani, duke e trazuar herë pas here, rreth 2-3 minuta dhe i heqim nga tigani.
Shtojme ne tigan hudhren, duke e trazuar shpesh, rreth 1 minutë. Shtojme lengun e perfituar nga zierja e kokave te karkalecave dhe lengun e limonit. I leme te ziejne rreth 2 minuta. Shtojme 6 luget e mbetura te gjalpit, derisa te shkrihet .
Shtojme brenda karkalecat duke e perzjer nga pak me kete si salce .
I sherbejme menjehere, te zbukuruara me pak majdanoz sipas deshires