Karkaleci ‘pushton’ fushat e Dumresë! Fermerët: Ka bërë namin, dezinsektimi nisi me vonesë!

17 Qershor, 16:34| Përditesimi: 17 Qershor, 16:42

  • Share

Qindra hektarë tokë bujqësore në zonën e Dumresë janë pushtuar nga karkaleci i cili ka dëmtuar të mbjellat. Infeksioni më i madh paraqitet në zonën e Belshit, por vatra sporadike ekzistojnë edhe në fshatra të tjerë. Sipas fermerëve karkaleci ka dëmtuar jonxhën, duhanin e misrin, ndërsa tashmë po dëmton edhe pemëtarinë.

“Na ka bërë tokat copë-copë. Vjet thanë do vijmë, por shkuan vetëm në një fshat dhe këtu nuk erdhën. Këtë vit ka bërë namin karkaleci. Sidomos jonxhën njëherë e ka dëmtuar komplet. Ne me atë mbajmë blegtorinë”, tha një fermer.

Drejtori Rajonal i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Fatmir Ozuni pasi ka inspektuar në terren thotë se sipërfaqe të tëra në Belsh ndodhen  në kushtet e emergjencës. Sipas tij dezifektimi ka nisur nga njësia administrative Kajan.

Duke qenë se banorët mbarështojnë bagëti të imëta dezifektimi i vatrave të infeksionit kryhet me një preparat që nuk i dëmton këto të fundit dhe kryesisht pasditeve.

Një situatë e tillë në zonën e Drumresë përsëritet prej tre vitesh. Dezinfektimet sporadike rezultojnë të pa suksesshme pasi karkaleci shfaqet sërish me ardhjen e stinës se verës. Sipas fermerëve, dezinsektimi bëhet me vonesë dhe i lokalizuar!

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?