'Karnavalet e Korçës' mbërrijnë në Tiranë pas 45 vitesh, drejtoresha e TKOB në Report Tv: Shfaqje që nuk duhet humbur, emrat më të njohur të artit shqiptar

22 Shkurt 2023, 20:07| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 22:14

  • Share

Abigela Voshtina, drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka treguar në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj se është rikthyer në skenë “Karnavalet” pas 45 vitesh, nën regjinë e Inva Mulës dhe kompozitorit Avni Mulës.  Ajo ka treguar se ka një bashkëpunim të veçantë të artistëve të njohur kombëtar, rikthim të artistëve të vjetër që kanë emigruar nëpër botë dhe talenteve të reja.  Synimi për të ardhmen e Teatrit të Operës për Voshtinën është që arti dhe talenti shqiptar të njihet jashtë kufijve shqiptar dhe niveli skenik të përmirësohet çdo vit e më shumë. Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin pjesën operistike "Karnavalet e Korçës" do të jepet nga data 25-28 shkurt. 

“Karnavalet”  kanë filluar punë shumë shpejtë pasi në bashkëpunim me Arkivin e Filmit mundëm të krijojmë partiturën, një pjesë e partiturës së pianos ishte në shtëpinë e Mulajve dhe u dërgua deri në Kanada që të krijojmë atë partiturë. Synojmë të sjellim artin tonë që ka vite që nuk kujtohet dhe karnavalet kanë 45 vite që nuk vihet në skenë. Është një opera me hijeshi, me gust, ku në qendër të historisë është një familje aristokrate korçare. Regjia është nën drejtimin e të mirënjohurës Inva Mula edhe kompozimi sërish në familjen e Mulaj-ve. Tan Kazazi do flasë në  gjuhën e teknologjisë moderne që po “krijohet” për herë të parë në shqipëri. Aktorët janë artist të njohur të Teatit të Operës, gjithashtu edhe artistë që kanë ardhur nga jashtë vendit në mënyrë që të rikthejnë batutat e “Karnavaleve’ siç janë  Klodian Kacani apo Kreshnik Zhabjaku i cili ka ardhur nga Neë York. Edhe artistët e rinj janë pjesë e shfaqjes dhe kanë bashkëpunuar në mënyrë perfekte me artistët e njohur shqiptar. Është përdorur një gjuhë shumë e njohur edhe për të rinjtë e sotëm dhe do vihet në skenë në datat 25-28 shkurt. Jepet pak ditë pasi publiku tek ne janë të interesuar të shohin shfaqje të ndryshme, jo njësoj si në Teatrin Kombëtar. Unë synoj që Teatri i Operës të njihet nga të gjithë pasi është një teatër që “pulson” gjatë gjithë kohës dhe ka talente dhe zëra të bukur”, tha Abigela Voshtina.

Përsa i përket sfidave me të cilat përballet Teatri i Operës, Voshtina tha se duhet të përmirësohet teknologjia, referuar shitjes së biletave dhe gjithashtu janë përmirësuar kushtet e punës, dyshemet e skenën dhe më e rëndësishmja artistët paguhen njësoj si ata që luajnë në skenat e Bullgarisë.

“Sfidat janë të shumta. Arti duhet të jetë i ndërkombëtarizuar. Unë kam hapur audicione dy herë dhe nuk kanë aplikuar. Shqipëria ka talente dhe arti nuk ka nevojë për pasaportë. Unë kam parë nëpër botë mijëra shqiptar që ruajnë vendin e parë në skenat më madhëshore. Rritja e rrogave dhe kushtet e punës janë përmirësuar dhe kjo i ka ndihmuar artistët të jenë të qetë në punën e tyre”, shtoi Voshtina.

Përsa i përket stilit të baletit dhe çfarë preferon rinia shqiptare, Voshtina veçon baletin klasik si më të vështirin për të gjetur publik.

“Ka qenë e vështirë për të gjetur publik për balentin modern. Baleti klasik ka pasur edhe një periudhë të fjetur për arsyen se ne ishim shumë vite pa teatër. Duhej dysheme tjetër për elasticitetin e balerinave. Këtë vit kemi vënë në skenë “Don Kishotin” pas 23 vitesh.  Të rinjtë mund të jenë më të pakët në numër, por varet nga programi. Kur kemi pasur një program për të rinj, salla është mbushur plot”, përfundon drejtoresha e TKOB, Abigela Voshtina.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?