‘Karnavalet e Korçës’ merr çmimin e parë në ‘Koko Fest’! Festivali i komedisë rikthen nga SHBA aktorin Arben Dervishi

7 Shtator, 17:57| Përditesimi: 7 Shtator, 18:02

  • Share

Festivali mbarëkombëtar i komedisë, “Koko Fest” që u zhvillua në Korçë, për 8 ditë, mbylli edicionin e 11-të me vendosjen në skenë të shfaqjes “Karnavalet e Korçës” e cila u vlerësua si “Shfaqja më e mirë”.

Komedia e cila ngjalli kureshtjen dhe emocion në publik, të cilët nuk kursyen të qeshurat dhe duartrokitjet, riktheu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktorin Arben Dervishi, që luajti rolin e Nikollaqit. Emocionet e ngjitjes pas 12 vitesh në teatrin “Andon Zako Cajupi” në Korçë, Dervishi nuk nguron ti fshehë.

“Është një komedi e mrekullueshme. Ishte emocion shumë i madh. Pas 12 vjetësh kthehem në teatrin e Korçës. Ishte një punë e jashtëzakonshme.”, tha aktori Arben Dervishi. 

Zamira Kita organizatore e Koko Fest, njëherazi dhe fituese e çmimit për aktoren më të mirë në këtë festival, tha se festivali e arriti qëllimin e tij.

“Koko Fest shkoi mirë. Kishim shfaqje shumë të mira. Kishim shfaqje që ne kishim pritshmëri më të larta. Shfaqja më e mirë u shpal’ “Karnavalet e Korçës”. Them se ja arriti qëllimit Koko Fest 2024”, tha aktorja dhe organizatorja e “Koko Fest”, Zamira Kita.

Ndërsa për regjisorin Erion Isai, vepra “Karnavalet e Korçës është kthyer në shtëpinë e saj, ku dhe shfaqja vjen natyrshëm për aktorët.

“Jam vlerësuar si aktorja më e mirë jo protagoniste. Karnavalet e Korçës ka qenë një shfaqje e veçante. Ka qenë një punë e jashtëzakonshme”, tha një nga aktoret.

Nata e fundit kulmoi me dhënien e vlerësimeve të ndryshme për 8 shfaqet dhe aktorët, konkretisht “Çmimi i karrierës” shkoi për Leka Bungon. “Artisti i ri më i mirë” Urim Aliaj, “Aktorja e re më e mirë”, Ilda Pepi, “Aktori jo protagonist më i mirë”, Ard Islami, “Aktorja jo protagoniste më e mirë”, Paola Kodra, “Aktori protagonist më i mirë”, Armand Morina, “Aktorja më e mirë”, Zamira Kita, “Regjia më e mirë”, Fatos Berisha dhe “Shfaqja më e mirë”, “Karnavalet e Korçës”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?