Karnavalet e Shkodrës, një festë tradicionale që kremtohet në shekuj sapo kanë nisur. Qyteti që ka veshur dekorin festiv do të jetë i mbushur me aktivitete të ndryshme, përfshirë parada, koncerte dhe spektakle dritash në mbrëmje.
Dita e sotme nisi me interpretimet e shkollave të qytetit, ku fëmijët janë shndërruar në personazhe të ndryshme duke sjellë një atmosfere të veçantë në rrugët e Shkodrës.
“Festa kulmon të shtunën në mbremje me paraden e butaforitë madhështore dhe spektaktin e karnavaleve”, tha drejtoresha e Kulturës, Sara Smaja.
Përgjatë kësaj jave nga data 17 deri më 23 shkurt, Shkodra do të jetë epiqendra e paradave madhështore, koncerteve dhe performancave artistike. Përveç argëtimit, karnavalet mbajnë gjallë një traditë të pasur kulturore, duke reflektuar shpirtin e lirë dhe kreativ të qytetit. Për të gjithë ata që duan të përjetojnë momente magjike, Shkodra është vendi i duhur për t’u vizituar.
Komente
