Sociale

Karnavalet e Shkodrës, spektakël ngjyrash dhe dritash në ‘Paradën e karrove”! Beci: Vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe ngjyra feste si askund tjetër (VIDEO)

22 Shkurt, 20:34| Përditesimi: 23 Shkurt, 11:32

  • Share

Shkodër- Shkodra festoi mbrëmjen e sotme (22 shkurt) karnavalet e “Paradës së karrove dhe dritave”, me një spektakël unik dhe ngjyra.

Ishte hera e parë që shkodranët dhe vizitorë nga e gjithë shqipëria u mblodhën në Shkodër për këtë eveniment kulturor dhe festiv.

Edhe kryebashkiaku Benet Beci ka përshkruar sot me një video-postim në rrjetin social Facebook atë që ka ndodhur në qytetin verior, me ‘ngjyrat e festës dhe atmosferën si askund tjetër’.

“Si asnjëherë tjetër, shkodranët dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria shijuan në Shkodër paradën unike të karrove dhe dritave, e cila vjen për herë të parë në këtë karnaval! Shkodra përcjell ngjyra feste dhe atmosferë si askund tjetër”, shkruan kryebashkiaku Beci. 

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?