Karnavalet në Pojan të Maliqit, festohet 'Dita e Rrogeçëve', riti qindra vjeçar! Banorët: Sjell mbarësi

9 Janar 2022, 07:57| Përditesimi: 9 Janar 2022, 11:11

  • Share

Një traditë mjaft e veçantë është ajo e banorëve të Pojanit në Maliq, të cilët festojnë karnavalet pas ditës së Ujit të Bekuar. Një festë pagane kjo që, sipas banorëve sjell vitin e ri me mbarësi. Të rinjtë e Pojanit, veshur me kostume të frikshme kanë hyrë në dyqanet e shtëpitë e fshatit për të kremtuar festën e karnavaleve që njihet si “Dita e Rrogeçve”.

"Këto karnavale sjellin mirësi. Zgjohemi që në 05:00 të mëngjesit dhe kambanë që largojmë të keqen. E kemi trashëgimi nga gjyshërit festën dhe kostumet që kemi veshur", thanë ata.

Fshati Pojan i Bashkisë Maliq e trashëgon këtë festë prej qindra vitesh. Organizohet një ditë pas ujit të bekuar dhe siç e do zakoni, shoqërohet me veshje tradicionale si dhe me valle e këngë duke sjellë kështu një atmosferë pozitive në rrugët e fshatit.

"Është festë pagane që kremtohet më 7 janar.  Personazhet e ritit janë nusja dhëndri, plaka, plaku, ariu, markoja që mbajnë këmborë në trup", tha Klajdi Lulollari organizator i karnavaleve.

Karnavalet e fshatit Pojan njihen ndryshe “Dita e Rrogeçve” dhe është një shfaqje popullore që sipas banorëve largon të keqen dhe sjell në vitin e ri shëndet e mbarësi.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tini: 10/01/2022 08:59

    Komplet si leckaman. Me maska dhe lecka te shemtuara s'me kan zene syte. Po ik blini nje pale te reja meqe e zhvilloni si tradite..

    Përgjigju
  • Turi: 09/01/2022 09:41

    Ky plaku me kembore qenka fiks Salehu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?