Këngëtarja Bebe Rexha

VIP & Spektakël

‘Karriera ime është ndërtuar mbi dështimet’, Bebe Rexha publikon albumin e ri por nuk ‘përqafohet’ nga publiku: E mërzitur por nuk do të dorëzohem

19 Maj 2021, 12:45| Përditesimi: 19 Maj 2021, 12:47

  • Share

Këngëtarja e famshme shqiptare Bebe Rexha, ka realizuar dhe publikuar në fillim të majit albumin e saj të ri “Better Mistakes”.   

Megjithëse për këngëtaren ky album është “dorëzimi” i historisë së saj për dëgjuesit, pasi aty ka treguar pjesët e saj më të bukura dhe ato më të “thyerat”, publiku duket se nuk e ka “përqafuar” shumë ngrohtë atë.

Albumi është renditur i 129 në tabelën e “Rolling Stone”, ndërsa në Billboard ishte disa shkallë më poshtë akoma, në vendin e 140-të.

Mosvlerësimi i albumit të saj nga publiku e ka mërzitur këngëtaren, megjithatë ajo ka deklaruar se nuk dorëzohet dhe se karriera e sa është ndërtuar mbi dështime.

Ajo shprehet se nuk do të ndalet dhe se beson te ky album!

E mërzitur. Por unë nuk do të dorëzohem. Karriera ime u ndërtua mbi dështimet. S’do të ndalem. Kurrë se kam bërë dhe nuk do ta bëj kurrë. Ende besoj në këtë album”, shprehet Bebe.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 20/05/2021 22:43

    kjo eshte idiote ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?