Javier Gracia Carlos

Karrierë 19-vjeçare, klubi i Premier League emëron trajnerin e ri

21 Shkurt 2023, 18:43
  • Share

Javier Gracia Carlos është trajneri më i ri i Leeds United në Premier League. 52-vjeçari spanjoll do zëvendësojë në stol Jesse Marsch, të shkarkuar pak ditë më parë për shkak të rezultateve jo të mira.

Gracia e dërgoi Watfordin në finalen e FA Cup në 2019, përpara se të drejtonte Valencia-n dhe Al Sadd-in në Katar. Leeds është i 19-ti në Premier League dhe do të përballet me klubin e fundit në renditje Southampton, të shtunën.

Me Watford, Gracia fitoi 18 nga 56 ndeshje me një mesatare prej 1.18 pikësh për ndeshje. Njohja e Premier League ka bërë që drejtuesit t'i besojnë atij rolin e trajnerit, me objektivin që është mbijetesa.

Leeds ka fituar vetëm katër ndeshje në Premier League këtë sezon, e fundit kundër Bournemouth më 5 nëntor. Karriera e Gracia si trajner fillon në 2004 me të rinjtë e Villarreal, teksa më pas ka drejtuar edhe Cadiz, Olympiacos, Kërkyra, Osasuna, Malaga, Rubin Kazan, Watford, Valencia, Al Saad dhe tanimë Leeds.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?