Karrige të djegura në parlament/ Valteri: Nuk bëhet për Salianjin! Ervinit ja futi Gazi me Alibeajn! Lapardhaja: Opozita është vetëdjegur

30 Shtator, 17:57| Përditesimi: 30 Shtator, 18:28

  • Share

Ish deputeti Halit Valteri dhe analisti Namir Lapardhaja komentuan në ‘Studio Live’ kaosin e sotëm në seancën plenare të Kuvendit ku u dogjën dhe një pjesë e karrigeve të parlamentit prej deputetëve të opozitës.

Valteri u shpreh për Arbër Hitajn, se kjo nuk bëhet për Ervin Salianjin. Sipas tij, është Gaz Bardhi që ia ka futur Salianjit. Më tej ironizoi deputetët e opozitës për aksionin e sotëm në parlament.

'Mirë ne të dy që e kemi pjesë të jetës po shqiptarët çfarë faji kanë të shikojnë vandalizma të tilla. Të jem si administrata e kuvendit nuk blej më karrige, ose i lej përgjysëm, Gazit i pëlqen. Nuk bëhet për Ervin Salianjin kjo. 60% aty nuk flasin me Ervinin. Shaheshin me Ervinin me libër shtëpie. Kuptove ndonjë gjë çfarë tha zoti Sula aty, sikur po gjuante me automatik. Parlamenti është institucioni ku ti merr fjalën për hallet e popullit. Na kanë arrestuar Berishën, dhe e fundit e zotit Baçi duhet ta kishim djegur vendin kur na arrestuan Berishën.

Janë pas një viti në zgjedhje. Gazi, që gjuan si zoçkë e vogël me bidona Elisën. Po ti çohet Elisa e di ç’i bën Gazit. Gazi i vogël që thotë bandat, krimi. Këta maskarenj që paguhen, akuzonin Bashën për tradhti. Nuk paska pasur më të mirë se Basha. Po bëhemi ti themi më fal Lulit për çfarë kemi thënë sot. Opozita e vendit tim, PD, LSI, PL më vjen keq. E mendoni me vërtetë se do mblidhen njerëzit për Salianjit. A e dini se Ervinit, Gazi ja ka futur. Në fillim ka dashur ta bëjë këtë çështje Alibeaj dhe Gazi. Por hoqën dorë, dhe e mori Salianji. Nuk bëhet për Ervinin.'

Lapardhaja thekson se opozita është vetëdjegur me këto veprime.

'Një opozitë që është vetëdjegur nga rruga qorre. Kemi rikthim të situatës para 1 viti. Që pa u kuptuar vajti deri në normalizim që nuk nxori asgjë në pah por thjesht mundësoi pazarin për amnisti penale dhe kodin elektoral. Fjala e Nokës e tregoi pazarin, tha që kërkojmë qeveri teknike. Ishin këta që akuzonin Bashën për qeverinë teknike në 2017. Do thoja edhe sikur Rama ti ofrojë qeveri teknike, këta sërish në zgjedhje do humbasin me turp të madh. retorika e tyre sikur janë për popullin, por flasin vetëm për Berishën, Ilir Metën. Folën për veten e tyre jo për popullin.'

Skenat sipas tij janë të turpshme dhe qytetarët do ti braktisin protestën e radhës.

'Skenat ishin të turpshme, që qytetarët do ti japin përgjigje në protestën e radhës e cila do jetë minimaliste.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?