Kosova & Rajoni

Karta e Vuçiç për zgjedhjet në Serbi/ Behluli për Report Tv: Flitet se do propozojë një kryemnistër me nënshtetësi amerikane

1 Prill, 12:31| Përditesimi: 1 Prill, 13:01

  • Share

Zhvillimet e bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës në Serbi pas presionit të protestave masive kanë qenë dhe diskutimi në studion ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. E ftuara, Ardita Behluli analiste në lidhje me çështjet ndërkombëtare ka folur për zhvillimet në Beograd.

Behluli ka thënë se Vuçiç po luan, sipas saj me ‘kartën’ për të treguar se ka mbështetjen e amerikanëve.

Sipas saj ai po tenton të hedhë tezën për të propozuar një kandidat për kryeministër me nënshtetësi amerikane.

Behluli: Po, normalisht ne i dimë këto informacione në bazë të mediave, që janë tre kandidatë për kryeministër me nënshtetësi amerikane. Po kjo mund të jetë një lojë, por nuk kemi asnjë gjë zyrtare. Pritet pas të enjtes dhe të premtes se çfarë do ndodhë.

Nga ana tjetër analistja ka komentuar dhe qasjen që kanë qytetarët serb ndaj bisedimeve. Sipas saj ata e shohin me spekticizëm, për shkak se opozita mund të jetë e thyer përballë Vuçiç.

Behluli: Nuk e dimë, hidhen disa hipoteza se do të zgjerohet koalicioni qeverisës, ku mund të marrin një deputet nga opozita. Nuk kemi asnjë deklaratë politike. Qytetarët nuk besojnë se oborri opozitar është i besueshëm në këto bisedime.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?