Kartat e ID dhe pasaportat e reja tashmë tek 'IdentiTek', aplikimet të hapura edhe të shtunën, ministria sqaron hapat

11 Gusht 2023, 15:44| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 15:49

  • Share

Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 12 gusht.

Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët tanë, që vijnë për të pushuar gjatë verës në atdhe, e njëkohësisht ripajisen me dokumente udhëtimi.

Procedura për aplikim për pasaportë biometrike ju merr vetëm pak minuta kohë, në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhet në zonën ku banoni. Së pari, blini një kupon tek çdo zyrë e Postës Shqiptare. Nëse aplikoni për herë të parë plotësoni në e-Albania formularin e Policisë së Shtetit. Nëse dokumenti është rinovim, ky formular nuk është i nevojshëm.  

Aplikimin për ID kartë e bëni në zyrën ku jeni banor, duke u paraqitur me një kupon të blerë në zyrën e Postës Shqiptare. Riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta.

MB dhe “IdentiTek” fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Përmes ID kartës përfitohen shërbime online, por edhe mundësia për të udhëtuar në vendet e rajonit me të cilat kemi marrëveshje.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?