Kartat e ID që kanë skaduar në 2020-ën, funksionale deri në dhjetor: Aplikimi në e-Albania për të shmangur rradhët

6 Nëntor 2020, 07:54| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 08:46

  • Share

Për të shmangur rradhët gjatë rinovimit të kartave të ID edhe për shkak të fluksit që mund të krijohet në fundvit, qytetarët mund të rezervojnë takimin në portalin e-Albania.

Para disa javësh, Ministria e Brendshme ka publikuar strategjinë që pritet të ndiqet përgjatë muajve të mbetur, për të shmangur radhët e gjata, jo vetëm për pritjen, por edhe shmangien e kontaktit të qytetarëve, që mund të përhapë koronavirusin.

Të gjithë qytetarët që kërkojnë të pajisen me karta, fillimisht duhet të blejnë kuponin pranë pikave të Postës Shqiptare, dhe më pas të aplikojnë online përmes portalit e-Albania. Gjatë aplikimit përmes e-Albania qytetarët përvec të dhënave persoanle duhet të vendosin dhe numrin e celularit nga ku do të njoftohen për takimin.

Qeveria ka njoftuar më herët se të gjitha ID-ve që u ka përfunduar afati përgjatë  muajve të pandemisë u është shtyrë skadenca deri në fund të dhjetorit 2020. Pas kësaj date, kartat e identitetit që u ka mbaruar afati prej dhjetë vitesh nuk mund të përdoren në asnjë institucion e për asnjë shërbim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lush perpali: 06/11/2020 12:34

    Kurr nuke kan ba krime keta burra qe I dolen zot vatanit, krim kan ba ata qe kan vra popullin shqiptare te kosoves , serbo fascists, spihunat shqiptare, gabelt, tej

    Përgjigju
    • Italo: 06/11/2020 14:18

      te lumte goja Lush perpali...Po mundohu te shkruash shqip se ke qene edhe deputet i PS

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?