Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në zyrat e IdentiTek

Kartat e skaduara ID, ministri Balla i paralajmëroi qytetarët e Himarës që prej 22 Korrikut për aplikimin, ja prova

4 Gusht, 15:57| Përditesimi: 4 Gusht, 16:23

  • Share

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës shkaktuan reagime të forta politike nga opozita për shkak të votuesve me karta të skaduara, që nuk ushtronin dot të drejtën kushtetuese. Omonia ishte e para që akuzoi se nuk ishin pajisur qytetarët me karta të reja dhe kompania bënte selektime në favor të qeverisë.

Por është ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, (aktualisht ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, prej datës 28 korrik), që e kishte paralajmëruar situatën dhe njoftuar duke bërë thirrje, që t’i dilej përpara. Në një komunikim publik më datë 22 Korrik 2024, si Ministër i Brendshëm, nga zyrat e IdentiTek, Balla i ka bërë thirrje banorëve të Himarës të aplikojnë për pajisjen e kartat e identitetit.

Madje ai ka urdhëruar dhe mbajtjen hapur edhe në ditët e pushimit, të shtunë e të dielë dhe po ashtu koha e prodhimit të kartës së re të realizohej brenda 48 orësh. Edhe nëse aplikoje të enjten më 1 Gusht, sipas njoftimit dhe apelit të ish-ministrit të Brendshëm, mund ta merrje kartën e re të shtunën, më 3 Gusht. Pra mjaftoje të aplikoje për kartën e re deri në ditën e parë të muajit Gusht.

Ky reagim i 22 korrikut nxjerr blof edhe opozitën me deklaratat e saj politike, pasi tregon se votuesit dhe qytetarët e Himarës me karta të skaduara ishin të paralajmëruar dhe të njoftuar për afatet dhe procedurat.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 04/08/2024 17:52

    Une nuk kam feisbuk.Taulant Ballen dhe deklarimin urdher te tij e kam degjuar ne TV.Pra nuk eshte ceshtjen feisbuku.Kur dilnin bllof gjeni shprehjen tjeter.

    Përgjigju
  • lola: 04/08/2024 16:57

    Qeverisje nepermjet facebook, vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?