6 bluza të bardha të spitalit të Traumës, infermierë, ndihmës mjekë dhe mjekë të turnit të tretë më 19 tetor po pyeten nga prokuroria në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit, Lear Kurti. Report Tv mëson se në deklarimet e tyre mjekët janë shprehur se i kanë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për t’i dhënë ndihmën mjekësore sipas protokollit, por i riu nuk ka pasur shenja jete kur mbërriti në spital.
Ndërkohë edhe në kartelën e spitalit të Traumës shënohet që i riu ka mbërritur i vdekur, ndryshe nga sa policia ka deklaruar deri më tani, se e çoi Lear Kurtin në Tiranë me shenja jete. Sipas prokurorisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Lear Kurti ndërroi jetë nga arresti kardiak si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti një qese me kokainë kur po ndiqej nga policia.
Vrasja e Lear Kurti është mbuluar me mister. Kjo ka ardhur si pasojë e deklaratave kontradiktore që kanë pasur në fillim mes policisë, AMP-së si edhe spitalit të Traumës. Opozita dhe familjarët hedhin akuza se i riu është dhunuar në komisariat, e ndërsa ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se ka nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë duke konfirmuar se në stomakun e Lear Kurtit është gjetur qese me gjurmë kokaine.
Sipas ekspertizës, Lear Kurti, ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë, veprim që mendohet ta ketë bërë nga frika se mos e kapte policia me drogë. Deri në sqarimin e plotë të vdekjes së 32-vjeçarit në duart e policisë, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat.
Çfare rendesie ka nese nderroi jete ne spital apo ne rruge? Pyetja eshte a do shpetonte po te kishte shkuar 10 min apo 20 min me heret ne spital? A nderroi jete se mori mbidoze apo se u keqtrajtua?
PërgjigjuDmth mjeket thone qe arriti i vdekur,por flebon per serum ja kishin vene ne krah... Pak e cuditeshme..
Përgjigjunuk kani faj ju o mjeke,,ate e vrau policia.....ai qr e vrau te vritet...
Përgjigju