Kartela e vaksinimit të fëmijëve e aksesueshme në e-Albania

3 Shtator, 13:56| Përditesimi: 3 Shtator, 20:43

  • Share

Në prag të fillimit të vitit shkollor, për të gjithë prindërit nuk është më e nevojshme të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç.

Ky shërbim, në të njëjtin format, tashmë vjen përmes e-Albania dhe mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija.

“Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania”, shkruan kryeministri Edi Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?