Gazetar Klodian Tomorri

Karteli kriminal i stomatologëve në Shqipëri. Këta janë për t’u hedhur prangat

24 Janar 2019, 11:00| Përditesimi: 24 Janar 2019, 11:01

  • Share

Përmes një vendimi të paligjshëm e madje edhe kriminal, Urdhri i Stomatologëve ka fiksuar çmimet e shërbimeve dentare në të gjithë vendin.

Vendimi i marrë nga Ansambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar i Stomatologëve përcakton çmimet për çdo shërbim dentar, të cilat sipas tij janë të detyrueshme për çdo dentist në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Çmenduria arrin deri aty sa që vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Urdhrit me firmën e presidentit, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste.

Urdhri i Stomatologëve është një ent publik, që funksionon në bazë të ligjit nr 127 i vitit 2014. Në asnjë nen të ligjit, nuk i jepet tagër urdhrit të fiksojë çmimet e shërbimeve dentare. Dhe nuk ka se si t’i jepet, sepse caktimi i çmimeve është i jashteligjshëm.

Në vendimin e ri të Urdhrit, çmimet e shërbimeve dentare janë rritur të gjitha deri në dy herë. Por nuk është ky problemi. Ky vendim është forma më e rëndë e shkeljes së konkurrencës, karteli. Ne kemi një Ligj për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili në nenin 4 thotë se marrëveshjet kartel janë kategorikisht të ndaluara.

Në fakt ligji, nuk është aq i fortë sa duhet. Në rastin e karteleve, ligji parashikon gjobë deri në 10 për qind e xhiros. Por në vendet e zhvilluara, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kartelet janë vepër penale.

Nëse ky vendim do të ishte marrë në Shtetet e Bashkuara, të gjithë anëtarët e Ansamblesë Kombëtare dhe Këshillit Kombëtar të Stomatologëve që kanë marrë atë vendim, sot do ishin të gjithë në pranga. Të neveritshëm.

Komento

Komente

  • Miri: 26/01/2019 03:20

    Nuk mund ta ngrene keta cmimin. Cmimin e rregullon tregu

    Përgjigju
  • Rrofte KOMUNIZMI: 24/01/2019 16:45

    E po ç'rrihni uje ne havan kot se koti, e merreni me gjepura e pallavra... E jashteligjme dhe antinjerezore eshte vetem e vetem sistemi i urryer kapitalist qe i pjell te gjitha tmerret. NE KOHEN E kOMUNIZMIT TE SHENJTE, TE LUTNIN TE PASTROJE EDHE GUREZAT, QE NE AS QE E DINIM SE ÇISHIN, DHE PA ASNJE LEK, AS EDHE NJE CENT...

    Përgjigju
  • Olsi: 24/01/2019 12:05

    Kjo eshte nje praktike e ndjekur ne disa vende te zhvilluara dhe krahasimi me kartelet bie erë. Hajde logjike hajde. Eshte bere lajmi monopol i gazetareve gjobevenes. Gazetari qe ka njohuri per kartelet, Klodian Tomorri ben mire te sqaroje edhe kush e paguan ne kete rast per te nxjerre balte nga goja.

    Përgjigju
    • 6ui: 25/01/2019 07:05

      Olsi pse te djeg ty mor xhan apo ke lidhje me kartelin

    • Ner: 24/01/2019 17:20

      Tregu eshte vet rregullues i cmimeve po keto pacavure po ndodhin vetem ne qeverisjen e ketij mjeshtrit , nuk ka shtet vetem vendime antikushtetuese .Cmimet per cdo stomatolog vendosen ne baz te aftesise profesionale emrit historikut dhe jo me vendim te urdhrit te sumatologve

    • Fiu: 24/01/2019 15:44

      O Osli, lere ti se cfare thote gazetari, por analizo kompetencat ligjore. Eshte njesoj sikur te ngrihet Dhoma e Tregtise e te urdheroj qe te gjitha bizneset qe te ngrene cmimet e mallrave dhe sherbimeve me 50 perqind. Jo vetem qe nuk eshte kompetence ligjore e saj por eshte edhe e jashteligjshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?