Jose Munuera Montero i tregon kartonin e kuq Bellingham

Sport

Kartoni i kuq për Bellingham i kushton shumë, pezullohet gjyqtari Montero: Jam izoluar në shtëpi, më sulmuan babanë

19 Shkurt, 11:19| Përditesimi: 19 Shkurt, 11:21

  • Share

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka pezulluar gjyqtarin Jose Munuera Montero, pas vendimit të tij për të përjashtuar mesfushorin e Real Madridit, Jude Bellingham.

Mesfushori anglez mori një karton të kuq direkt nga Montero gjatë barazimit 1-1 të së shtunës kundër Osasuna për përdorimin e "fjalorit të papërshtatshëm". Montero që atëherë ka marrë sulme në rrjetet sociale, ndërsa familja e tij ka qenë gjithashtu në shënjestër. Veç saj tifozët e Real Madrid kanë përdorur një fjalor të pahijshëm edhe kundër të atit 80-vjeçar.

Montero po hetohet për thyerjen e rregullit, që nuk lejon përfshirjen e interesave dytësorë që ndërhyjnë në përmbushjen e detyrimeve personale. Kujtojmë se kryesori spanjoll i tregoi kartonin e kuq Bellingham në sfidën e fundit, pasi pretendoi se mesfushori i tha “f*ck off”.

Vetë Montero ka folur për ditët e vështira që po kalon, bashkë me familjen e tij. Po ashtu mohon lidhjet e tij, që mund të ndikojnë në arbitrim.

“Jam mbyllur në shtëpi. Njerëzit po shajnë dhe ofendojnë të afërmit e mi, babai im 80-vjeçar shkoi sot në meshë dhe… më mirë të hesht. Asnjë subjekt sportiv nuk më ka paguar asnjë cent në jetën time, kurrë”, u shpreh Montero.

Bellingham tha se gjuha e tij ishte keqinterpretuar nga gjyqtari. “Ai besonte se i thashë diçka fyese. Nuk ka pasur asnjë qëllim për ta fyer atë, nuk ka pasur asnjë fyerje dhe për këtë arsye mendoj se mund ta shihni se ka pasur një keqkuptim", tha mesfushori.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?