Gjatë mbledhjes së KAS

Politikë

KAS diskuton për fletën e votimit, administrata e KQZ: Do të kushtojë 30% më shumë

3 Prill 2021, 12:36| Përditesimi: 3 Prill 2021, 12:41

  • Share

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve është mbledhur sot dhe ka diskuar çështjen e fletës së votimit. PS dhe PD kanë ankimuar modelin e propozuar.

Gjatë diskutimeve administrata e KQZ, e pyetur nga anëtari i KAS Ilir Rusmajli bëri me dije se pritet që fleta e votimit të jetë 30% më e shtrenjtë në krahasim me vitet e kaluara.

Ndërkohë që një tjetër çështje që është ngritur ishte ajo e përfaqësuesit ligjor të demokratëve, Ivi Kaso i cili ngriti shqetësimin e ngjashmërisë së logos së Bindjes Demokratike, me atë të PD-së. Sipas Kasos, logo e “Bindjes demokratike” krijon konfuzion.

Mbledhja është shtyrë për në orën 13:30.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?