Nga një mbledhje e Kolegjit Zgjedhor

Politikë

KAS i rrëzoi, PD çon në Kolegjin Zgjedhor tre qarqet e para! Pritet shorti për Korçën, Gjirokastrën dhe Kukësin

10 Qershor, 18:46| Përditesimi: 10 Qershor, 18:55

  • Share

Humbja e betejës ligjore në dy shkallët e para, në KQZ dhe KAS, e ka çuar Partinë Demokratike dhe aleatët e saj që të ‘trokasin’ në derën e Kolegjit Zgjedhor.

Apeli Administrativ njoftoi sot se ka marrë paditë (ankimimet) e depozituara nga ana e PD-ADSHM për tre nga qarqet që Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave ua kishte rrëzuar në mbledhjet e kaluara.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, informon se bëhet fjalë për qarqet Gjirokastër, Korçë dhe Kukës, ku pretendimet e opozitës nuk u pranuan dhe u rrëzuan me shumicë votash nga KAS. Por PD i qëndron kërkesës për pavlefshmëri rezultati dhe përsëritje të zgjedhjeve në këto tre qarqe të certifikuara edhe nga KQZ në tabelat përmbledhëse të 11 majit.

PD nuk paraqiti prova konkrete dhe serioze sipas KAS-it, që të çonin në një rinumërim total, ndryshim rezultati apo në pavlefshmëri dhe ripërsëritje.

Sipas procesit, Kolegji Zgjedhor që ndodhet në Gjykatën e Apelit Administrativ bën edhe hedhjen e shortit për caktimin e trupës gjykuese dhe më pas shqyrtimin dhe shprehjen me një vendim përfundimtar për ankimimet.

Po ditën e sotme, (10 qershor) KAS rrëzoi edhe 2 ankimime të tjera të PD-ADSHM në qarqet Vlorë dhe Berat. Kurse më herët ishte rrëzuar edhe Lezha, teksa pritet që opozita t’i ankimojë edhe këto në Kolegj.

Aktualisht vijon procesi i shqyrtimit të ankimimit për Elbasanin, Shkodrën e Dibrën. Kurse për Tiranën dhe Fierin është vendosur rinumërim total të kutive dhe për Durrësin në pjesën më të madhe të tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?