Foto nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS)

Politikë

Ankimet e PD për rezultatin e Beratit, Gjirokastrës dhe Vlorës, nesër mbahen seancat në KAS

28 Maj, 16:01| Përditesimi: 28 Maj, 16:13

  • Share

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) përmes një njoftimi bën me dije se do të zhvillojë ditën e nesërme një seancë publike ku do të shqyrtojë tre ankesa të paraqitura nga PD-ASHM, që kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë dhe përsëritjen e tyre.

Seanca sipas njoftimit nis në ora 10:00 ditën e nesërme me shqyrtimin e kërkesës ankimore të depozituar më 26 maj nga PD-ASHM, ku kërkohet:

Anulimi i Vendimit nr. 1319, datë 22.05.2025 të KQZ-së, që miraton tabelën përmbledhëse të rezultatit të votimeve në Qarkun Berat

Shpallja e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të 11 majit në këtë qark

Urdhërimi për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në të gjithë zonën zgjedhore të Beratit.

Nga ana tjetër njoftohet se në orën 12:30 të ditës së nesërme KAS do të shqyrtojë kërkesën ankimore të depozituar më 27 maj, me objekt:

Kundërshtimi i Vendimit nr. 1318, datë 23.05.2025, për miratimin e tabelës së rezultatit për Qarkun Gjirokastër

Kërkesa për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në këtë qark

Përsëritja e zgjedhjeve në të gjithë Qarkun Gjirokastër

Ndërsa në ora 15:00, vjen për shqyrtim kërkesa nr. 39, gjithashtu e depozituar më 27 maj, që ka për objekt:

Ankimimin e Vendimit nr. 1316, datë 23.05.2025, për Qarkun Vlorë;

Shfuqizimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe kërkesa për pavlefshmëri;

Përsëritjen e zgjedhjeve në gjithë zonën zgjedhore të Vlorës.

Ankesat janë të mbështetura në pretendimet e PD-ASHM për shkelje gjatë procesit zgjedhor të 11 majit dhe synojnë anulimin e rezultatit të certifikuar nga KQZ në këto qarqe.

Shqyrtimi në KAS do të jetë vendimtar për fatin e kërkesave të opozitës, ndërkohë që pritet edhe qëndrimi i shumicës nëse do të paraqesë kundërshtime apo argumente mbrojtëse.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?