Mandati i kryetarit të Bashkisë së Kuçovës vihet sërish në pikëpyetje.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ pranoi pjesërisht ankimin e rivalit opozitar në zgjedhjet për bashkinë, Lefter Maliqit dhe i kërkon Ilirjan Celibashit të rishqyrtojë në KQZ mandatin e kryebashkiakut, Kreshnik Hajdarit, të cilin nuk ia rrezikoi në vendimin e parë edhe pse nuk kishte deklaruar në formular një dënim në Greqi.
Vetë Lefter Maliqi tha se kërkon që mandati i Hajdarit të hiqet, jo për shkak të dënimit në vetvete, por për faktin që nuk është reflektuar në formularin e vëtëdeklarimit.
Në mbrojtje të kryebashkiakut, avokati Theodhori Sollaku përsëriti qëndrimin se dënimi në Greqi në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit, nuk është vepër penale që përbën pengesë për kandidimin, e si i tillë nuk kishte arsye për tu pasqyruar.
KQZ kërkoi verifikim të thelluar nga prokuroria, sipas së cilës, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për hyrje në territorin grek pa leje, i konvertuar në masë riedukuese të “qortimit” për shkak të moshës, vetëm 17 vjeç.
Pavarësisht kësaj përgjigje, Celibashi vendosi në nëntor të 2023 të mos i hiqte mandatin, me argumentin se nuk ka pengesë ligjore për vijimin e detyrës në krye të bashkisë. Vendimi u apelua nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ndërsa në fund të vitit 2023, SPAK dërgoi për gjykim Hajdarin nën akuzën e falsifikimit të formularëve.
per gjykatat greke lloiseni ju, cfare prisni ju nga greku, mos I quani fare ato vendime
PërgjigjuGje me te turpeshme se kjo qe po ndodh me K/bashkiakun e Kucoves nuk mund te ndodh.Pyesni Z.Noka si e kaloi kufirin me Serbine dhe vazhdon ta kete mandatin e deputetit.Ne vitin 1993 Shqiperia ishte "han" ku nuk kontrollohej asgje.Kalimi i kufirit pas 1990-tes u konsiderua shkelie administrative dhe jo veper penale.TURP per gjykaten qekerkon te bej keto manovra.
Përgjigju