KAS - me mbështetje edhe të përfaqësuesve të PD - rrëzoi sot kërkesën e kandidatëve demokratë për deputetë më 11 maj, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Ilirjana Kuçana, për rinumërimin e votës preferenciale, me arsyetimin se një kërkesë e tillë mund të bëhet vetëm nga subjekti politik dhe jo individualisht nga kandidatët.
Anëtari i opozitës në KAS, Ledio Braho, sqaroi për Report Tv votën kundër kërkesave për rinumërim nga kandidatët demokratë, duke sjellë precedentin e Lediana Fratarit.
"Edhe në 2021, ka qenë precedenti “Lediana Fratari” që kërkoi ri-numërim dhe KAS ka mbajtur qëndrimin që nuk legjitimohen kandidatët në kod, por vetëm subjektet zgjedhore. Të njëjtin qëndrim kemi mbajtur edhe këtë herë. Unë i qëndroj ligjit. Kjo është evidentuar edhe nga OSBE-ODIHR (fakti që kandidati nuk kërkon dot vetë). Pra që kandidatit t’i pranohet kërkesa për ri-numërim, ose duhet të ndryshohet ligji ose duhet të jetë partia që kërkon. Unë nuk do të shkel ligjin", tha ai në një bisedë telefonike.
Sipas burimeve të Report Tv, pikërisht Partia Demokratike refuzoi ta firmoste ankimimin e kandidatit, duke e ditur që në këtë mënyrë KAS do ta rrezonte.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Lajmi kryesor:
Kërkuan rinumërimin e votave, KAS rrëzon 4 kandidatët demokratë: Mund të ankimojnë vetëm partitë! PD kundër kandidatëve të saj, bashkon votat me PS
K.M/SI.E./ReportTv.al
