Boiken Abazi

Politikë

KAS rrëzoi kërkesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër, VV padi në Kolegjin Zgjedhor

25 Maj 2021, 20:57| Përditesimi: 25 Maj 2021, 21:16

  • Share

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor një padi ndaj KAS pas rrëzimit të kërkesës për pavlefshmëri të zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës. Boiken Abazi, kandidat i pavarur, i propozuar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se seanca në Kolegj do të mbahet më 31 maj.

“Dorëzohet padia ndaj vendimit të KAS, në Kolegjin Zgjedhor për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër. Dje, ditën e hënë më 24 maj 2021, Kreshnik Merxhani në cilësinë kandidatit nga zjedhësit në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 prillit, dorëzoi në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor padinë për të kundërshtuar vendimin e KAS. Ky vendim rrëzonte ankesën tonë mbështetur mbi faktet e parregullsive dhe manipulimit të procesit zgjedhor si dhe një sërë veprash penale të konstatuara, për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark dhe përsëritjen e tyre.

 Seanca në Kolegjin Zgjedhor për padinë e Kreshnik Merxhanit do të mbahet ditën e hënë, më 31 maj 2021, ora 10:00. Përpjekjet tona për të bërë publik dhe denoncuar çdo krim elektoral nuk do të ndalen dhe së bashku me to edhe kërkesa për ndëshkimin e fajtorëve dhe vendosjen e drejtësisë: mosnjohja e rezultatit dhe përsëritja e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës por edhe në dy qarqet e tjera ku kanë garuar kandidatët e mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE”, shkruan Abazi.

Më parë vendimin e KAS për Gjirokastrën e kanë çur në Kolegj Zgjedhor edhe PD e LSI. Pas vendimit të marrë nga KAS përfaqësuesit e këtyre dy forcave politike në KQZ kanë akuzuar se kjo është vendimmarrje politike.

LSI ankimoi rezultatin e 25 prillit në Gjirokastër duke e argumentuar se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që të godasë politikisht LSI-në në zgjedhje. Nga ana tjetër PD ankimoi rezultatin e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës duke kërkuya shpallje të pavlefshmërisë dhe rivotim në këtë qark me argumentin e PS-ja ka blerë masivisht votat nga individë me rekorde kriminale, se ka dhënë leje legalizimesh , ndihma ekonomike, pagesa për tërmetin për vota në favor të socialistëve, por që për KAS nuk kishte prova e fakte të mjaftueshme për të mbështetur ankimimin e tyre duke e rrëzuar atë.

Komento

Komente

  • Taulant: 26/05/2021 10:37

    Ik o raku, nuk e mbulon dot deshtimin tend dhe te Albinit me keto levizje.

    Përgjigju
  • Tirona: 26/05/2021 06:08

    O Boiken ja ke qr muhabtetit. Boll tani. Dole nëpër tv e gazeta 1 muaj rrjesht,ik tani e rri i qet. Famên e more.Aq tani,deri ktu je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?