KAS

Politikë

KAS rrëzon ankimimin e Goxhaj me shumicë votash: Nuk do të ketë shkronja kapitale dhe mbiemra bold

21 Mars, 17:53| Përditesimi: 21 Mars, 17:55

  • Share

Altin Goxhaj Kryetari i Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë ka dorëzuar në 18 Mars një ankimim pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). Goxhaj ka kërkuar që gërmat në fletën e votimit të jenë të gjitha kapitale. Një kërkesë tjetër e Goxhajt ka qenë dhe vendosja e mbiemrave me bold.

Sipas KAS ankimimi i kreut të Konservatorëve është rrëzuar.

KAS pasi shqyrtoi çështjen me tërësi, me shumicë votash vendosi rrëzimin  e kërkesës ankimor numër 6 datë 19.03.2025 të Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, lënien në fuqi të vendimit numër 287, datë 18.03.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e Kuvendit më datë 11 Maji 2025. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe shpallet në faqen zyrtare të KQZ. Ndaj këtij vendimi mund të shtrohet ankimimi.-shprehet zyrtarisht KAZ në deklaratë.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?