TIRANË- Komisioni i Ankimikeve dhe Sanksioneve, rrëzoi KQZ-në dhe me vota unanime i dha të drejtë Kuvendit të miratojë ligjin për të Burgjet e hapura. KAS vlerëson se ky ligj nuk është elektoral dhe prek parimet e Kodit Zgjedhor. Pasi të burgosurit nuk përfitojnë financiarisht prej këtij ligji.
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot (10 mars) kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe i hapi rrugë Kuvendit që të miratojë projektligjin për burgjet e hapura.
“Nuk shkel parimet e Kodit Zgjedhor. Të burgosurit nuk përfitojnë prej atij ligji financiarisht”, thuhet në vendimin e KAS.
Më herët KAS kishte rrëzuar Celibashin edhe për ligjin e TVSH-së në Bujqësi dhe ‘Paketa e Maleve. KAS i dha të drejtë Kuvendit që ta miratojë ligjin për të burgosurit që do përfitojnë nga kjo nismë e re, ku është faza e fundit para lirimit përfundimtar të të dënuarve.
Ky burgim parashikon daljen ditën të të dënuarve për të punuar dhe rikthimin në qeli gjatë natës. Celibashi pretendonte se ky ligj shkelte Kodin Zgjedhor dhe përfshihej për fushatë elektorale në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Bëhet fjalë për projektligjin e propozuar nga deputeti socialist Nasip Naço te Rendi dhe Siguria, për Burgjet e Hapura, pra kalimi i të dënuarve që plotësojnë kushtet, nga burgjet e sigurisë së zakonshme tek ato të hapura, ku i dënuari mund të punojë ditën dhe të kthehet në godinë gjatë natës.
Komisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi i ka bllokuar mazhorancës socialiste një tjetër projektligj pas TVSH-së për Bujqësinë dhe “Paketës së Maleve”, të cilat u rrëzuan nga KAS pas ankimimit të Kuvendit.
Komente
