Anëtarët e KAS

KAS vendos të martën për Kuçovën, disa kërkesa nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Lefter Maliqi

12 Qershor 2023, 10:25| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 21:19

  • Share

Një sërë kërkesash për bashkinë Kuçovë u shqyrtuan sot në mbledhjen që nisi rreth orës 13:30. Kërkesa e depozituar nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidati Lefter Maliqi përfshin rinumërim të votave dhe pavlefshmërinë e vendimit për shtyrjen e numërimit të votës, nga ora 11:00 deri në 12:30.

Bashkia e Kuçovës kthehet në tavolinën e anëtarëve të KAS që janë të detyruar ta shqyrtojnë edhe një herë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Shqyrtimi për kërkesën ankimore që kundërshton rezultatin e zgjedhjeve për kryebashkiak të Kuçovës, ku mori fitoren Kreshnik Hajdari do t’i japë fund përballjes ligjore disa-javore në KQZ pas zgjedhjeve lokale te 14 majit.

Kërkesat që u shqyrtuan sot:

-Shqyrtimi i kërkesës ankimore me nr. 67, me ankues subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 101, datë 16.05.2023 të KZAZ nr. 64, Bashkia Kuçovë, qarku Berat “Për miratimin e tabelës përmbledhese të rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë”.

Shqyrtimi i Kërkesës Ankimore nr. 74, datë 22.05.2023, depozituar nga z. Lefter Maliqi, me objekt:
- “Kërkojmë, ndryshimi i vendimit Nr. I01 datë 16.06.2023 të ZAZ Nr. 64 Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, Për Miratimin e Tabelës Përmblëdhese të Rezultateve për Zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë”

– Kërkojmë, rinumërim dhe rivlerësim të votave për ZAZ-në Nr. 64, të gjitha QV-të duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për QV-të e listuara në tabelë. – Kërkojmë pavlefshmërinë e Vendimit NR. 101 datë 16.05.2023, “Për Miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për Zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë”

– Kërkojmë konstatimin e pavlefshmërisë së vendimit të KQZ ku është emëruar sekretari i ZAZ, Nr. 64 Kuçovë, shtetasi Romeo Arizi.

– Kërkojmë, pavlefshmërinë e vendimit të KZAZ, Nr. 64 Kuçovë, Qarku Berat, për shtyrjen e numërimit të votës, nga ora 11:00 deri në 12:30.

– Kërkojmë, pavlefshmërinë e pjesshme të fletës së votimit Kandidatët për Kryetar Bashkie për Bashkinë Kuçovë, në pikën ku është shënuar kanidati për Bashkinë Kuçovë Qarku Berat, Kreshnik Hajdari.

– Pavlefshmërinë e veprimit juridik, formularin e dekriminalizimit, në emër të Kreshnik Hajdarit dorëzuar pranë KQZ referuar ligjit, nr. 138/2015 ‘Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojne funksione publike”.

KAS vendosi që seanca do të vijojë të nesërmen për përfundimet mbi kërkesat e bëra nga 'Bashkë Fitojmë'. Ndërkohë Lefter Maliqi njoftoi do të bëjë tjetër kallëzim në SPAK për shkeljet që pretendon se janë kryer në zgjedhjet e 14 majit. 

Ora 13:52
Maliqi në KAS: Kemi të bëjmë me krim elektoral! Shpresoj të provoni gjithçka e të jeni të paanshëm

1686570865_kas.JPG

Kandidati i dyshes Berisha-Meta për bashkinë Kucovë, Lefter Maliqi është i prnaishëm në mbledhjen e KAS ku do të merret vendimi për kërkesat për rinumërim të votave në të gjitha qendrat e votimit. Ai kërkon që anëtarët e KAS të jenë të paanshëm në vendim.

“Kemi të bëjmë me krim shtetëror dhe elektoral. Kemi votime me qindra në grup, kemi votime të asaj që është thënë në media që marrin fletën e votimit në xhep. Kemi një sërë shkeljesh të papara në histori. Me durim e qetësi, aty cfarë nuk është bërë dhe shpresoj që cdo gjë të provohet bashkë me paanshmërinë tuaj”, tha Maliqi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • demi: 12/06/2023 21:47

    Te diskutosh Lefter Maliqin, o Zot, sa turp. Ai duhet te zhduket nje ore e me pare. Kushdo qofte do te jete 1000 here me mire se Lefteri.

    Përgjigju
  • Jimmy: 12/06/2023 16:21

    Ky qaramani ky langaraqi as per roje bostani nuk ben!!rri mbaj hajdarin Hajdarit!haaaa!!

    Përgjigju
  • Teri: 12/06/2023 15:11

    Turp per nje shtet serioz qe ne vitin 2023 merret akoma me funderrina si Lefter Maliqi dhe kerkesat e tij te pallogjikshme . Qe nga viti 2005 kur humbi perballe Braces te njejtin avaz ka patur “ mi vodhen , mi blene “ nderkohe qe vete genjen fshataret e blen votat me leket e krimineleve qe mbante pas vetes ne fushate . I lumte kur PS qe ka shtetin e policine nuk ia theu brinjet atij dhe atyre 3-4 gruaq….. qe mbante pas si te forte .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?