Pesë kuti të fletëve të votimit për këshillin bashkiak në Bashkinë e Pukës janë numëruar gjatë ditës së sotme në seancën e Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve. Vendimi u mor nga KAS pas ankimimit të Aleancës Demokristiane me pretendimin se kishte pasur problematikë në ambientet e KZAZ-së gjatë numërimit dhe një keqraportim të procesverbalit.
Në njërën prej 5 kutive të numëruara rezultoi se 64 vota të cilat ishin përllogaritur për Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet në fakt ishin të Partisë Republikane.
KAS vendosi që rezultati pas numërimit të 5 kutive të pasqyrohet në tabelën përmbledhëse ndërsa hodhi poshtë kërkesën e Aleancës Demokristiane për rinumërimin e 15 kutive të tjera të votimit për këshillin bashkiak me argumentin se përfaqësuesi ligjor i kësaj partie nuk kishte sjellë provat e nevojshme pavarësisht dyshimeve.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Aleancës Demokristiane për hapjen e dhe rinumërimin e 15 kutive të tjera për këshillin bashkiak në Pukë.
Rezultatet e dala pas rinumërimit të 5 prej kutive për këshillin bashkiak në Pukë do pasqyrohen në tabelën përmbledhëse për rezultatin. Ndërsa në njërën prej 5 kutive të numëruara u konstatua që 64 prej votave të cilat ishin llogaritur për PDIU-së i përkisnin Partisë Republikane.