Vinte nga Ukraina! Rrëzohet traileri me grurë në Autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet i gjithë aksi

12 Gusht 2022, 14:21| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 20:47

  • Share

Trajleri i ngarkuar me grurë i cili erdhi nga Ukraina në portin e Durrësit është batuar në autostradën Tiranë-Durrës. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv ‘zbarkimi’ i drithit në rrugë ka shkaktuar një bllokim në të dyja senset e rrugës si dhe ka ndikuar në rëndimin e trafikut. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:05 në autostradën Durrës-Tiranë, ndërsa drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Prej orësh vijoi trafiku i rënduar për në Durrës dhe në aeroportin e Rinasit. Nga ana tjetër, nisi puna për mbledhjen e grurit të përhapur në rrugë.

Kujtojmë se anija me 6 mijë ton grurë mbërriti dje në portin e Durrësit. Anija u ankorua në kalatën nr. 2 të portit të Durrësit paraditen e djeshme. Gruri ka mbërritur në vend për llogari të një kompanie mielli në Shqipëri. Nga Deti i Zi, Odesa, u deshën disa ditë që anija të mbërrinte, me një ndalesë në një port turk. Anija mund të qëndrojë në port për rreth 3 ditë, deri në përfundimin e procesit. Janë vënë në dispozicion dy anije dhe një numër i madh automjetesh që bëjnë transportin e ngarkesës. Pas kësaj priten edhe anije të tjera me drithëra në Durrës nga Ukraina, por kjo varet nga marrëveshja Ukrainë – Rusi.

Muaji shkurt është muaji i fundit ku një anije me grurë nga Ukraina ka mbërritur në Durrës për importuesit shqiptarë të miellit.

Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo falë një marrëveshjeje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina ka nisur sërish eksportin e mijërave tonë drithëra. Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

Ora 16:53
Punëtorët mbledhin grurin ukrainas që ra nga trajleri, trafik i rënduar për në Durrës dhe Rinas

 

Një sasi e madhe gruri u derdh në mes të rrugës në autostradën Tiranë-Durrës mesditën e sotme pasi trajleri që po e transportonte u batua. Punëtorët kanë nisur punën për mbledhjen e grurit, ndërsa vijon trafiku i rënduar për në drejtimin e Durrësit. E bllokuar është edhe rruga dytësore që të çon për në aeroportin e Rinasit.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tigri: 13/08/2022 02:15

    shofwr l****,,,,ministria e tranaportit te vendose rregulla te forta per dhenien e patentes te kamionit.....

    Përgjigju
  • Timi: 12/08/2022 22:00

    Shoferet qe nxjerr komisjoni Blendi Gonxhes

    Përgjigju
  • Termeti: 12/08/2022 17:59

    Mos beni komente per teori konspirative. Edhe NASA ka pasur aksidente me miliarda dollare. Ishte thjesht aksident.Gabim njerezor.

    Përgjigju
    • Red&black: 12/08/2022 23:08

      BALLKANI I HAPUR=VETEM PER GRURIN NGA SERBIA....KUR EDI E SOLLI NGA TURQIA ,I PRISHI PUNET USA(BALLKANIN E HAPUR).DHE ÇFAR NDODHI? NGA GJITH ATO MAKINA NE AUTOSTRADE,VETEM AJO ME GRURIN RESHKITI NE "VAJRA" MOTORIKE...SI ME DRONET NGA TURQIA,QE VURI VETON DHE NA DHA CA PUMA DRONE LODRA...OSE QE SKA BERE ASNJE INVESTIM NE SHQIPERI PERVEÇ GRABITJES SE BUTRINTIT-AMFITEATRIT TE DURSIT-EKSELENTET SHQIPETAR ME LLOTARIRA -3 KATET E NENDHESHME TE PIRAMIDES...ect...TURKU SPITALIN E FIERIT-US 2 KREVATE NGA AFGANISTANI...

  • Refugjati: 12/08/2022 17:56

    E ka bere kastile qe ta marrin falas .

    Përgjigju
  • Erioni: 12/08/2022 17:44

    Ky shoferi i rezervave te shtetit ishte? Aman po ku e gjeten ? Sikur te ishte harram ky grure. Te pakten ta mbledbin dhe ta cojne ushqim per bagetine. Kshu esht ju ze haku se nuk ia blini shqiptareve por shkoni dhe e merrni ne fund te botes.

    Përgjigju
  • Shqipfolës: 12/08/2022 17:11

    Kështu është kur vishet bula për ta derguar te vlla Vucici o Edvin shkjau shqipfolës o dalsh fare gjerë në të fundit që as edhe pulat të mos të tradhigojnë o tradhtar

    Përgjigju
  • Populli: 12/08/2022 16:13

    Aty ku ka, derdhet!

    Përgjigju
  • Boba: 12/08/2022 15:44

    Seshte cudi fare qe ky te jet aksident i organizuar. Nuk u leverdis ketyre furnizimi me grur se skan si e rrisin prap cmimin e miellit e te bukes

    Përgjigju
    • Arbëri: 12/08/2022 21:07

      U duhet ta blejn nga serbia, sepse ky transport ishte nisur për Serbi dhe pastaj nga serbia Edvin shkjau shqipfolës e bilen prap. Kjo ështé metods e pastrimit të paras së pist.

    • Tito: 12/08/2022 17:42

      fantazi te shfrenuar paske

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?