12 aventura të paharrueshme në 12 destinacione, Kastro Zizo rikthen ‘Kasketën’ pas 9 vitesh në Report Tv

6 Korrik 2022, 19:54| Përditesimi: 6 Korrik 2022, 21:02

  • Share

TIRANË- Pas 9 vitesh emisioni ‘Kasketa’ rikthehet në Report TV, nën moderimin e Kastro Zizos do të mund ta ndiqni çdo të mërkurë në orën 20.55 dhe çdo të shtunë në 21:40. Përkrah tij do të jetë bashkëpunëtori Hair Ismailoni, i njohur ndryshe si ‘Daja’.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kastro Zizo ka dhënë detaje, i cili theksoi se ‘Kasketa’ është i ndarë në 12 puntata dhe do të vizitohen 12 destinacione turistike në Tiranë. Kastro Zizo tha se ky emision ka qëllim promovimin e këtyre lokacioneve, ku të gjithë qytetarët mund të shkojnë me biçikletë dhe pa kosto të larta.

“Ku më mirë kasketa, do të ishte po në Report Tv. Janë 12 seri, 12 lokacione të qarkut Tiranë. Vjen në formatin e vjetër, por gjysmë reality show mes meje dhe ‘Dajos’, i cili përfaqëson rutinën tonë të mirë. Ka për qëllim promovimin e lokacione që me 5 mijë lek të vjetra mund ta marrim biçikletën dhe të kalojmë kohë të mirë, dhe paralel në një lloj formati podcast.

Rikthimi i Kastro Zizos në Report Tv nuk mbaron me kaq. Çdo të dielë në 13:15 Kastro Zizo do të moderojë edhe emisionin ‘Summer Wine’, një udhëtim në të gjithë Shqipërinë, ku nuk do të mungojnë surprizat me personazhe të ftuar speciale.

“Shkrirje mes reportazhit, me dokumentarin. Tripe të mia me personazhe, pak më bohemiane. Kjo është e stacionuar në çdo cep të Shqipërisë, 12 seri para se të mblidhemi për të kaluar në një format studio që është vërtetë interesat që në Shqipëri nuk është bërë fare”, tha Kastro Zizo.

Pas një pause në media, Kastro Zizo premton se nuk do të largohet nga Report Tv, por nga shtatori do të vijë me një tjetër surprizë.Çdo të mërkurë në 20:55 dhe çdo të shtunë në 21:40 në ekranin e Report Tv do të transmetohet ‘Kasketa’. Ndërkohë, të dielën në 13:15 mund të ndiqni ‘Summer Wine’.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?