Kaso për Report TV: Patëm presion nga ndërkombëtarët për 'Zgjedhoren'! Ndërhyrje te 'drejtësia e re'? Gjosha: Nuk është tabu

23 Maj 2020, 12:51| Përditesimi: 23 Maj 2020, 13:08

  • Share

Garancinë për rikthimin në tryezën për zgjedhoren duket se opozita e gjeti te ndërkombëtarët. 

Eksperti i çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso thotë se përfundimi i kësaj reforme është kyçe jo vetëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por edhe për integrimin evropian.

Garancia jonë në tryezën e reformës nuk është Edi Rama pasi ai e ka treguar disa herë që nuk ka vullnet për reformën zgjedhore e zgjedhje të lira. Garancia e tryezës është presioni pozitiv që partnerët ndërkombëtarë kanë ushtruar, që nuk do të lejojnë Edi Ramën për të çeduar zgjedhje të njëanshme".

Përsa i përket reformës në drejtësi, për të cilën presidenti Meta ka kërkuar rishikim dhe do të kërkojë hetim ndërkombëtar, eksperti i çështjeve ligjore në Partinë Demokratike thotë se është ende herët të flitet, por ndryshe nga Basha, nuk përjashton mundësinë e rishikimit të saj.

Është një diskutim që duhet të përfshijë të gjithë aktorët, por edhe partnerët që kanë qenë pjesë integrale dhe e kanë mbështetur financiarisht, me burime njerëzore dhe kanë qenë garant për moscedimin e garanteve të saj nga standardët më të mira të saj evropiane e amerikane në këtë rast".

Edhe për ish-ministren e integrimit nga LSI-ja, Klajda Gjosha rishikimi i një reforme nuk duhet të jetë tabu. "Unë nuk mendoj që reformat duhet të jenë tabu. Shqipëria ka një problem, ka reformë të shkruar mirë, por problem është te implementimi. Nëse ka problem te implementimi duhet të ulesh dhe të kuptosh se ku qëndron problem" tha ajo për Report Tv.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 23/05/2020 14:30

    Nuk eshte tabu Sepse ju preket interesi, por ne ate krah flini se kujtoni qe milionat e hedhura nga USA dhe BE per reformen ne drejtesi i kane hedhur per te tallur b... ju zgjebarake. Te na rroje USA per popullin, se te jete per ju, do kishte plasur lufta civile. Une mendoj te bejme nje referendum qe te na marri USA si shteti i 53. Dhe jam i bindur qe referendumi del mbi 95% pro per te qene pjese e USA-s.

    Përgjigju
  • Juristi: 23/05/2020 14:14

    Haha kjo fytyre petlla,nona e pa aftesise,thote qe nuk ka gje qe ta beje Likja me Monen reformen ne drejtesi,ti kene ato celsat,jo komuniteti nderkombtar.E tmerrshme llogjika e kesaj,megjithese e ka per detyre ta mbroje, se Mona e beri ministre,keshtu qe duhet me ja kthy nderin.

    Përgjigju
  • redi: 23/05/2020 14:14

    Turp qe shkoni si dele ne tryezen e Reformes zgjedhore .Ju nuk keni karakter dhe nuk punoni per popullin ,por si te merrni pushtetin.zl Pse duhet te hynit nga presioni i nderkombetareve ,kur vet ju diget te dakortesonit per kete reforme.

    Përgjigju
  • Cubi: 23/05/2020 13:46

    Qenerit mos me qen nderkombetaret lesh e li duan ta bejn shqiperin. Jan te gjith maskarenj qe kan punuar ne dem te kombit te tyre nga 30 vjet me ne krye agjentin e UDB.sali krimineli.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 23/05/2020 13:37

    Mosha e kaso+gjoshes eshte aq e re por intelekti dhe ndergjegja e tyre kane lindur ne llumin e korrupsionit shteteror shqiptar dhe eshte sklerotizuar. Keqardhje si krijesa humane dhe neveri e tejskajshme si politikberes apo politikperçues.....

    Përgjigju
  • Mario: 23/05/2020 13:09

    Per cfare reforme flisni ju ? Ate te DVORANIT qe kish harruar te deklaronte 100milionet e gruas. Kjo eshte reforma ne drejtesi ?

    Përgjigju
    • Askushi: 23/05/2020 13:44

      Po milionat e sat ome ku i ke me qe ditke milionat e te tjereve. Ska me nderhyrje ne reformen ne drejtesi. Po e bene mallkuar qofshin te gjithe edhe nderkombetaret qe e bene se per politikanet tane as qe behej llaf.

  • Lalka i Radanecit: 23/05/2020 13:06

    He me ju lumsha o Nderkombetare ja u leruat nenken e babken ketyre spordhjakeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?