Kastriot Ismailaj lëshoi 700 mijë euro fatura fiktive në 2 vite, miku i Ilir Metës dhe financuesi i LSI mori 320 mijë euro

22 Tetor, 13:55| Përditesimi: 22 Tetor, 17:16

  • Share

1729598202_1.JPG

Në dosjen e SPAK, teksa shpjegohet afera CEZ-DIA, Prokuroria evidenton 700 mijë euro fatura fiktike të DIA-s të Kastriot Ismailajt. Nga këto pagesa fiktive SPAK evidenton një në drejtim të kompanisë NEREIDA, në pronësi të babait të Arjan Laçit, I cili ishte një prej bashkëthemeluesve të DIA, edhe ky një mik i hershëm I Ilir Metës. Laçi mori 320 mijë euro ndërsa më pas rezulton edhe financues I Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Kastriot Ismailaj edhe gjate periudhes se kohezgjatjes se kontrates ka kryer transferta fiktive. Ai ka paguar shoqerite "Nerieda" ne shumen 31 902 000 Leke (kontrata e nënshkruar më date 02 Shtalor 2010 me DIA dhe kalimi i parave në llogari të NEREIDA s gjatë vitit 2010-2011) dhe "Barita International Limited", per identifikimin e debitoreve ne shumen 100 000 USD nderkohe qe ky proces nuk eshte kryer. Shoqeria DIA ka paguar 16.800.000 leke per shoqerine "BTf'' per blerjen e m0torreve nderkohe qe u vërtetua qe shoqeria "BIT'' nuk ka blere makineri dhe paisje. Shoqeria DIA ka kryer pagesa  per shoqerite ESF ne vleren 4,545.771 !eke dhe per shoqerine AIC 6.500.000 leke. me pershkrimin rikonstruksion zyrash, nderkohe qe nuk eshte kryer ky proces, pagesa fiktive këto te kryera gjate vitit 2010  201l.  Per tu theksuar  eshtë fakti qe sipas dokumentacionit te  administruar  rezulton se shoqeria "Nereida" sh.p.k, kishte si ortak shtetasin Nikolin Laçi, i cili ështe edhe babai i shtetasit Arjan Laçi, i cili po ashtu ka qene edhe administrator i kesaj shoqërie. Hetimi i ketij procedimi penal ka provuar se Arjan Laçi, ishte lidhje miqesore e shtetasit Ilir Metaj dhe njekohesisht  ka mbeshtetur financiarisht  partine L.S.I., kryetar i se ciles  ka  qene pikerisht personi nen hetim Ilir Meta.

Gjithashtu, duhet evidentuar edhe fakti se sikurse edhe më lart cituar se shtetasi Arjan Laçi ka qenë fillimisht ortak i shoqerise "Debt Internacional Advisory" (se bashku me shtetasin Kastriot Ismailaj), e themeluar me date 05.07.2010. me nje kapital prej 50 mije USD, me seli ne adresen "Trident Chambers, Kutia Posrare 146. Road Toën, TorJola British Virgin islands", thuhet në dosjen e SPAK.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Meta donte 10 milionë euro nga CEZ-DIA, SPAK zbardh skemën: Lidhjet me Kastriot Ismailajn, ishte njeriu i tij në CEZ! Nga faturat fiktive te paratë për fushatë


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?