Ekipi i Kastriotit, me synimin drejt Superiores

Sport

Kastrioti imiton Tiranën, një pikë larg Superiores

7 Prill 2018, 18:28| Përditesimi: 7 Prill 2018, 18:38

  • Share

Janë mbyllur ndeshjet e javës në Kategorinë e Parë. Egnatia është mundur në shtëpi përballë Kastriotit kryesues me rezultatin 1-2, ndërkohë që sfida Erzeni-Dinamo është mbyllur me rezultatin 1-0. Nesër do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera të Kategorisë së Parë në grupin e “Play Out”-it, ku Korabi do të presë Tërbunin, ndërkohë që Vllaznia B luan përballë Burrelit. 

Egnatia-Kastrioti 1-2
16’ Uçena/ 21’ Kabiru, 77’Marku
Erzeni-Dinamo 1-0
60′ Xhixhua

Në Grupin B, ndeshja mes Apolonisë dhe Tomorit është mbyllur në barazim pa gola. Në grupin e “Play Out”-it, Iliria ka fituar në shtëpi përballë Turbinës me rezultatin 3-0, ndërkohë që Naftëtari ka barazuar përballë Shkumbinit me rezultatin 1-1.

Apolonia-Tomori 0-0
Iliria-Turbina 3-0
3’, 79′ Xhabrahimi, 37’Doçi
Naftëtari-Shkumbini 1-2
29’Kajo / 31’Ramazani, 92’Fridei

( Renditja )

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?