Kastro Zizo do të bëhet së shpejti sërish baba. Në një lidhje skype me gazetaren Suada Daci, ku ka folur për albumin e tij më të ri "Koronavirus", ai flet edhe për emrin e bebit.
I pyetur nëse do të jetë një emër i përafërt me Koronavirus apo covid-19, ashtu si shumë njerëz të gjithë botën po e bëjnë trend vendosjen e emrit të fëmijës së tyre, Kastro me shaka shprehet se është dicka e përafërt.
-Mos më thuaj që bebin do ta quash Covid?
"Më vjen keq që ma zbulove surprizën, por me pak modifikim, kova. Po cjanë këto. Të gjitha ata që do lindin t 'ua vëmë turbekuloz apo SIDA", shprehet me shaka këngëtari.
Por ai thotë se emri i bebit është mirëmenduar nga ai dhe nëna e fëmijës dhe zbulon se do jetë një emër me peshë.
Këngëtari dhe moderatori një programeve argëtues të mbrëmjeve. Kastro Zizo ka folur për mbylljen e programit të tij “Late Night Shoë”.
Ai thotë nuk e kupton ndërprerjen e emisionin e tij, në një kohë kur njerëzit kanë më shumë nevojë për programe argëtuese.
“Unë mbylla kotratën me një media tjetër dhe diku para një muaji do të filloja transmetimin e “Late Night shoë”është një format që mua më del natyrshëm, por iu dha prioritet informacionit. Edhe këtë pjesë nuk e kuptoj dot. Në këto kohë prioritetesh, gazetarët janë, nuk e kuptoj pse duhet tu ‘pritet koka’ programeve argëtuese, kur në këtë kohë ato duhet të jenë më shumë për njerëzit”, thotë Kastro Zizo.
Ne kete situate pandemije qenka nje lajm i rendeshishem ne portal!Kastro behet me femije te dyte,besoj se gjate karantines dote kete shume kastro baba.Mesiguri qe Kryeministri dot gezohet per shtim te popullsise,duke e shperbly me cek te parin e shpise.Kastro mesaduket ja rruja ca para qeverise ne kohen e pandemise.
Përgjigju