Bota

Barcelonë, dhunë gjatë vizitës së 'Felipe IV', protestuesit: Katalonja nuk ka mbret

5 Nëntor 2019, 09:26| Përditesimi: 5 Nëntor 2019, 09:35

  • Share

Është pritur me protesta të dhunshme vizita e Mbretit Felipe IV në Barcelonë.

Mbreti do të vizitojë rajonin, pas protestave të ditëve të fundit pro pavarësisë dhe për zgjedhjet e reja që pritet të zhvillohen.

Qindra mbështetës të pavarësisë ishin mbledhur në qendrën e qytetit dhe lëshuan thirrje kundër Mbretit.

Ata mbanin në duar parulla me mbishkrimin “Katalonja nuk ka mbret”. Disa nga protestuesit shkuan dhe më tej duke djegur portretin e Mbretit Felipe.

Protestat pro pavarësisë së Katalonjës u rikthyen muajin e fundit pas një vendimi të Gjykatës së Lartë spanjolle për të dënuar me burgime të gjata disa nga liderët e rajonit për rolin e tyre në organizimin e referendumit për pavarësi.

 

Komento

Komente

  • Fredi: 06/11/2019 10:28

    Shum mir e kan viti 2020 akoma me mretër e prralla me mret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?