KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 24 nëntorit

24 Nëntor 2022, 23:35| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 23:46

  • Share

Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. Janë zhvilluar plot 4 ndeshje dhe rezultatet janë si më poshtë.

Ka përfunduar me rezultatin 2-0, sfida mes Brazilit dhe Serbisë, sfidë e cila i ka dhënë fundin raundit të parë, të ndeshjeve të fazës së grupeve, të “Katar 2022”.

Brazili e nisi me vrull, por pa ide konkrete duke e lënë të qetë portën e Milinkoviç-Saviç, në pjesën e parë, e kundërta ndodhi me Serbinë e cila pati 2 raste shënimi por pa mundur ti “përkthente” mundësitë në gol.

Me startin e pjesës së dytë, Brazili u shfaq gjithnjë e më kërkues me Vinicus, Raphinha dhe Neymar, të cilët provuan por pa patur fat në gjetjen e golit. 

Ka përfunduar me rezultatin 3 me 2 në favor të Portugalisë ndeshja e luajtur, në “Stadiumun 974” të Dohas, përballë Ganës.

Pjesa e parë e parë ishte e vakët me të dyja ekipet të cilat nuk patën rastë të shumta shënimi.

Me startin e pjesës së dytë situata ndryshoi me të dyja ekipat të cilat u hodhën furishëm në sulm, për të gjetur golin e avantazhit. Fillimisht do të ishte kapiteni i “luzitanëve”, Cristiano Ronaldo, që do të gjente rrugën e rrjetës falë një penalltie të akorduar në minutën e 65’.

Kundërpërgjigja afrikane do të ishte e shpejtë ku pas vetëm 7’ minuta, ku në 73’-ën, Jordan Ayeë do të vendoste baraspeshën, por nuk do të mbaronte me kaq, pasi në minutat 79’ dhe 80’ falë 2 aksioneve të shpejta ekipore, Felix dhe Leao rikthyen portugezët në avantazh.

Gana arriti të shënonte sërish në minutën e 89’, këtë herë me Osman Bukari, por goli do të shërbente vetëm për statistikë, pasi ndeshja mbeti e pandryshuar deri në fund.

Me këtë fitore Portugalia vendoset në vendin e parë në grupin  H,  duke lënë kështu pas tyre Uruguajin dhe Korenë e Jugut, të cilat ndanë nga një pikë në ndeshjen e luajtur në orën 14:00.

Zvicra ka arritur të fitojë mesditën e sotme përballë Kamerunit me rezultatin minimal 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, ku loja ishte e barabartë, vetem me dy raste më të rrezikshme për Kamerunin.

Pjesa e dytë nisi në favor të Zvicrës, ku në minutën e 48-të vendasit ndërtojnë një aksion të bukur, ku në krahun e djathtë Shaqiri shërben një top të bukur brenda zonës dhe Embolo e dërgon në gol.

Uruguaji dhe Korea e Jugut janë ndarë në barazimin pa gola.

Një ndeshje tepër e vakët, pa shumë raste dhe pa emocione. Latinët konsideroheshin favoritë në letër por nuk ia dolën të shënonin në portën e aziatikëve.

Të dyja skuadrat kanë shkuar te zona e njëra-tjetrës, por asnjë rast nuk ishte nga ato për t’u konkretizuar në gol.

r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aron: 27/11/2022 19:11

    Jo une nuk pranoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?