Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. Janë zhvilluar plot 4 ndeshje dhe rezultatet janë si më poshtë.
Kroacia, nënkampionia e botës në 2018, ka siguruar 3 pikët e para në Botërorin e Katarit, pasi ka mposhtur me përmbysje 4-1 Kanadanë.
Spanja dhe Gjermania barazuan 1-1 në ndeshjen e dytë të grupit E në Kupën e Botës.
Ndërkohë po për grupin F Maroku ka shtangur Belgjikën, duke e mposhtur 2-0.
Pas dy ndeshjeve për secilën kombëtare në grupin F, udhëheq Kroacia me 4 pikë, po aq Maroku. Në vendin e tretë vjen Belgjika me 3 pikë, ndërsa Kanadaja ka zero.
Sakaq më herët, për llogari të grupit E Kosta Rika befasoi Japoninë, duke e mposhtur 1-0. Goli u realizua në minutën e 81 nga Fuller. Humbja për aziatikët vjen pak ditë pasi fituan kundër Gjermanisë.