KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 28 nëntorit (VIDEO)

29 Nëntor 2022, 08:07| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 08:18

  • Share

Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. Janë zhvilluar plot 4 ndeshje dhe rezultatet janë si më poshtë.

Serbia dhe Kameruni kanë ndarë pikët gjatë ndeshjes së djeshme duke përfunduar me rezultatin 3-3 pavarësisht se deri në minutën e 62 skuadra ballkanike udhëhiqte me rezultatin 3-1.

Sakaq për grupin H Gana mori një fitore jetike kundër Koresë së Jugut. Afrikanët fituan 3-2, por më herët shpërdoruan një avantazh prej dy golash. Heroi i Ganës ishte mesfushori Kuduz, i cili kundër aziatikëve realizoi ‘dopietë’.

Brazili është bërë skuadra e dytë në Botërorin e Katarit që siguron kualifikimin në turin e 1/8. Kjo sepse ‘seleçao’ mposhti 1-0 Zvicrën në ndeshjen e dytë të grupit G. Për të parë golin e vetëm të sfidës u desh të pritej shumë, pasi Casemiro realizoi në mënyrë spektakolare vetëm në minutën e 83. Ndeshja e fundit në grup për Zvicrën do jetë ‘jetë a vdekje’ kundër Serbisë që aktualisht renditet në vendin e fundit të grupit.

Si Neymar ashtu edhe Shaqiri, munguan në kombëtaret respektive për shkaqe dëmtimi.

Portugalia është bërë skuadra e tretë që është kualifikuar në turin e 1/8. Portugezët mposhtën me rezultatin 2-0 Uruguain që tashmë renditet në vendin e fundit të grupit H dhe kualifikimi i tyre mund të realizohet vetëm nëse fitojnë kundër Ganës në rastin kur Portugalia mposht Korenë e Veriut.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?