KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 6 dhjetorit (VIDEO)

7 Dhjetor 2022, 07:28| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 07:32

  • Share

Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. Janë zhvilluar dy ndeshje, ku Maroku dhe Portugalia kanë arritur të kalojnë në çerek finale. 

Maroku bëri surprizën në Botëror dhe eliminoi Spanjën pas penalltive. Në raundin e 1/8 në stadiumin "Education City", Spanja e Enriques ka marrë një goditje të fortë duke mbetur jashtë Botërorit. Gjithçka u vendos pas 120 minutave lojë dhe penalltive, me afrikanët që u treguan të saktë nga 11 metra, teksa iberikët nuk shënuan asnjë penallti. Koha e rregullt dhe shtesa prej 30 minutash u mbyll 0-0, me skuadrat që shpërdoruan shumë por pa gjetur golin. "Ruleta ruse" i buzëqeshi Marokut (3-0), që luan me Portugalinë në çerekfinale.

Portugalia fitoi 6-1 me Zvicrën në 1/8 e Kupës së Botës dhe gjen Marokun në fazën çerekfinale të Botërorit. Në "Lusail Stadium" skenën e mori 21 vjeçari Ramos që shënoi tripletë dhe la në stol Ronaldon. Nga ana tjetër për Zvicrën nuk ishte mbrëmja e saj, teksa as Xhaka dhe Shaqiri që e nisën nga minuta e parë nuk mundën të shmangnin rezultatin turpërues duke u larguar nga Katari.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?