Brazili është bërë skuadra e dytë në Botërorin e Katarit që siguron kualifikimin në turin e 1/8. Kjo sepse ‘seleçao’ mposhti 1-0 Zvicrën në ndeshjen e dytë të grupit G. Për të parë golin e vetëm të sfidës u desh të pritej shumë, pasi Casemiro realizoi në mënyrë spektakolare vetëm në minutën e 83.
Më herët Vinicu kishte gjetur rrjetën, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Me këtë fitore përveç kualifikimit Brazili theu edhe disa rekorde. ‘Seleçao’ u bë kombëtarja e parë në historinë e Botërorëve që ka 17 ndeshje në grupe pa humbje, ndërsa kjo ishte fitorja e parë kundër Zvicrës. Më herët dy përballje ishin mbyllur në barazim. Pas humbjes së sotme, Zvicra mbetet në kuotën e 3 pikëve, 2 më shumë se Serbia me të cilën ka ndeshjen e fundit dhe ku pritet një sfidë jetë a vdekje.
Më herët, po këtë të hënë, kombëtarja ballkanase barazoi 3-3 kundër Kamerunit edhe pse deri në minutën e 62 udhëhiqte 3-1.
Formacionet zyrtare
Flamuri kuq e zi është shfaqur mes tifozëve gjatë ndeshjes Brazil-Zvicër në Katar. Kjo përkon pikërisht me ditën e Flamurit ndërsa Shqipëria feston 110-vite nga krijimi i shtetit.
83’ Pas disa kombinimeve Casemiro realizon një gol mjaft të bukur, duke kaluar Brazilin në avantazh. Këtë herë asnjë pikëpyetje për pozicionin jashtë loje.
64’ Brazili merr avantazhin në përballjen me Zvicrën. Vinicius realizon me kundërsulm, por anulohet për pozicion jashtë loje.
44’ Katari mund të ketë shpenzuar mbi 220 miliardë euro për Botërorin, por ajo që ndodhi në ndeshjen Brazil-Zvicër nuk e përligj investimin. Për pak sekonda ndriçimi në stadiumin e Dohas ulet, duke krijuar përshtypjen e ikjes së dritave. Gjithsesi epidosi nuk zgjat më shumë se 5 sekonda. Sakaq pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 0-0.
Komente
