Nuk ishin mbledhur as për ti bërë ballë pushtuesit apo se kishte ndodhur një apokalips, por pamjet që vinin menjëherë nga Buenos Ajros tregonin se sa e rëndësishme është për popullin argjentinas fitimi i Kupës së Botës.
Kjo video e filmuar me dron tregon se i gjithë populli kryeqytetas dhe jo vetëm u mblodh në sheshin kryesor të kryeqyetit për festimet e çmendura pranë statujës së Obeliskut.
Festimet nisën sapo në Katar përfunduan penalltitë e finales kundër Francës, ndërsa fotot më vonë tregojnë se zgjatën deri në orët e para të mëngjesit. Argjentinasit kënduan, kërcyen dhe hodhën fishekzjarre, duke i dhënë më shumë shije Botërorit.
Ndërkohë qyteti oshëtimte kur Messi realizoi golin e parë të finales.
Sakaq edhe në Napoli fitorja e Argjentinës u festua si të ishte Italia. E gjitha në nder të rrespektit që qyteti ka për Maradonën.
Futbollistët argjentinas nuk ngruan edhe të thumbonim. Portieri Emiliano Martinez në dhomat e zhveshjes ka ndalur për pak sekonda festën dhe ka kërkuar nga shokët e skuadrës homazhe për Mbappen.
Ndërkohë pas finales kombëtarja argjentinase bëri një parakalim me autobus të hapur në Doha të Katarit, për ti dhënë gëzim kujtdo që nuk kishte mundësi për të qenë në stadium. ‘Albicelestët’ u shoqëruan nga rojet mbretërore.
Messi vertete eshe nje talent i rralle… Por futbolli sshte loje kolektive…Asnje fjale per lojtaret tjere qe bene mrekulline ne ket boteror… Po trajneri… kush ishte, qe ka merien kryesore si strateg i ketij trofeu pas 26 vitesh per Argjentinen..E nisi me humbje ndeshen e pare, por ne saje te strategjise dhe shpirtit luftarak te gjithe ekipit ne ndeshjen e fundit doli nga stadiumi me kupen e botes!!
Përgjigju