Lucas Hernandez

Sport

KATAR 2022/ Dëmtimi i rëndë në Kupën e Botës, lojtari i Francës vendosi të mbyllte karrierën në moshën 26 vjeçare! E ëma i ndërroi mendjen

26 Nëntor 2022, 15:30
  • Share

Mbrojtësi i Francës, Lucas Hernandez luajti titullar pak ditë më parë për kombëtare e tij në debutimin në Kupën e Botës së Katarit. Fitorja kundër Australisë nuk e la pa probleme Francën, me Hernandez që pësoi një lëndim të rëndë në pjesën e parë, duke i lënë vendin të vëllait, Theo.

Mbrojtësi i Bayern Munich këputi ligamentin e kryqëzuar në gju, një dëmtim që për shumë futbollistë ka qenë fatal, duke mos u kthyer më në fushë të njëjtët. Me fazën e rikuperimit që mund të zgjasë më shumë se shtatë muaj, 26 vjeçari në dhimbje e sipër vendoi të hiqtë dorë nga futbolli i luajtur.

Ka qenë një bashkëbisedim me të ëmën dhe vëllezërit që i ka ndërruar mendjen mbrojtësit, me Lucas që do duhet të operohet për të nisur më pas fazën e rikuperimit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?