Hansi Flick, trajneri i Gjermanisë

KATAR 2022/ Dështoi në Botëror me Gjermaninë, merret vendimi për trajnerin Hansi Flick

8 Dhjetor 2022, 10:26| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 10:27

  • Share

Hansi Flick do vijojë të jetë trajner i kombëtares gjermane të futbollit, paçka dështimit të tij në stolin e katër herë kampionëve të botës. 57 vjeçari nuk ia doli të dërgojë skuadrën në fazën me eleminim direkt në Botërorin e Katarit, duke u renditur në vendin e tretë në grupin E dhe pa marrë të drejtën e vijimit të garës. Lajmi për vijimin e kontratës me trajnerin konfirmohet nga federata gjermane.

Pas shkakrimit të Oliver Bierhoff nga posti i drejtorit teknik të ekipit kombëtar, mediat gjermane njoftuan se edhe Flick mund të largohej por një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi trajneri është konfirmuar në stol me objektivin e qartë për Europianin 2024.

Në grup me Spanjën, Kosta Rikën dhe Japoninë, gjermanët s'ia dolën të vijonin më tej. Ish-trajneri i Bayern Munich, Flick ka prej gushtit të 2021 në stolin e Gjermanisë duke e drejtuar ekipin në 19 takime për një mesatare 2.05 pikë për ndeshje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?