25 nëntori ka qenë dita e parë e premte e Botërorit të Katarit që ka sjellë disa pamje të veçanta. Për muslimanët, siç është edhe feja e Katarit, është një ditë e shenjtë për lutjet dhe kjo ka qenë arsyeja e rrethimit të stadiumit ‘Al Thumamma’ para ndeshjes Katar-Senegal. Të dy tifozëritë kanë bërë faljen sëbashku para se të futen në stadium për të parë ndeshjen.
Madje një tjetër video tregon ekzistencën e një dhome lutjeje në stadium, që është përdorur nga besimtarët për t’u falur gjatë kohës që ndeshja zhvillohej.