KATAR 2022/ ‘E vëmë me bast’ i saktë edhe në parashikimin e çiftit çerekfinalist Angli-Francë! Për publikun s’ka surpriza as sot

5 Dhjetor 2022, 09:29| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 09:40

  • Share

“E vëmë me bast” në Report TV parashikon saktë edhe çiftin e dytë çerekfinalist të Kupës së Botës. Pasi gjeti përballjen Holandë-Argjentinë dje profesor doktor Albert Karriqi, moderatori Andi Kapxhiu dhe thuajse i gjithë publiku që u bë pjesë e emisionit parashikuan saktë edhe çerekfinalen tjetër Angli-Francë.

 

Parashikimi një ditë më parë në 'E vëmë me bast'

Sot në “E vëmë me bast” ishte i ftuar specialisti i futbollit Andrea Marko, i cili parashikon fitoren dhe kualifikimin e Kroacisë në sfidën me Japoninë që luhen në orën 16:00 dhe fitoren e Brazilit ndaj Koresë së Jugut. Edhe moderatori Andi Kapxhiu ka dhënë të njëjtin parashikim.

Nga publiku të katërta telefonatat në studio ishin parashikime për fitoren e Brazilit ndaj aziatikëve ndërsa në unison ishin edhe për kualifikimin e Kroacisë.

 

Parashikimi në 'E vemë me bast' për 2 ndeshjet e sotme

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?