KATAR 2022/ ‘E vëmë me bast’, ja parashikimet e Andrea Markos për 4 ndeshjet e sotme! Publiku në një mendje për të gjitha sfidat

23 Nëntor 2022, 09:59| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 10:04

  • Share

Specialisti i futbollit Andrea Marko ka bërë parashikimet për 4 sfidat e ditës së sotme në kampionatin Botëror. Në emisionin ‘E vëmë me bast’ në Report Tv, Marko parashikon se Kroacia nuk fiton dot ndaj Marokut dhe ndeshja del barazim.

Po ashtu guxon me parashikimin e ndeshjes Spanjë-Kosta Rika ku gjykon se iberikët nuk e fitojnë dot ndeshjen ndaj Spanjës dhe rezultati të shkojë në barazim. Ndërsa Gjermania dhe Belgjika, sipas tij do të fitojnë ndeshjet hapëse të Botërorit.

Moderatori Andi Kapxhiu ka parashikuar që të katërta ekipet e mëdha që zbresin sot në fushë do t’i fitojnë ndeshjet hapëse. Mirëpo telefonuesit kanë qenë thuajse në një mendje për sfidat e sotme në Katar.

Nga 5 telefonues që janë bërë pjesë e programit, parashikimet kanë qenë të njëjta. Ata mendojnë se fitojnë Belgjika, Spanja dhe Gjermani ndërsa në ndeshjen Marok-Kroaci, 4 prej telefonuesve parashikojnë fitoren e ballkanasve dhe vetëm njëri mendon se ndeshja del barazim.

Parashikimet për 4 ndeshjet në ‘E vëmë me bast’

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?