KATAR 2022/ 'E vëmë me bast' parashikoi saktë çiftin e parë çerekfinalist, për sot publiku mendon se te Franca e Anglia s’do ketë surpriza

4 Dhjetor 2022, 09:56| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 12:03

  • Share

TIRANË- Në emisionin “E vëmë me bast” në Report TV dje u parashikuan saktë dy ndeshjet e para të fazës së 1/8. Specialisti Albert Karriqi dhe moderatori Andi Kapxhiu parashikuan fitore të Holandës e Argjentinës që në 90 minuta, parashikim që rezultoi i saktë. Edhe publiku ishte shumë i saktë në parashikimin për sfidën e amerikano-jugoreve ndaj Australisë e disi më pa tek ndeshja e Holandës por tek kualifikimi i “tulipanëve” besonin të gjithë.

 

 

Parashikimet e një dite më parë në 'E vëmë me bast'

 

Sot, pra këtë të diel luhen edhe dy sfidat e radhës të 1/8 të Botërorit. Në “ E vëmë me bast” profesor doktor Albert Karriqi parashikoi fitoren e Francës ndaj Polonisë dhe të Anglisë ndaj Senegalit dhe kualifikimin e këtyre dy skuadrave për në çerekfinale. Të njëjtin parashikim ka edhe moderator Andi Kapxhiu. Edhe publiku është I bindur në kualifikimin e Francës e Anglisë pas nga 5 telefonata kanë mendojnë se transalpinët e “tre luanët” fitojnë sot e kalojnë në çerekfinale.

Parashikimet për ditën e sotme

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?