FT/ Tunizi 1 - 0 Francë (Khazri 58')
Tunizia fitoi 1-0 me Francën në grupin D të Kupës së Botës. Një gol i Khazri në minutën e 58 të ndeshjes i dha tri pikë afrikanëve në "Education City Stadium" të Al Rayyan, teksa këta të fundit nuk ia dalin të kalojnë në 1/8 edhe pasi Australia fitoi me Danimarkën. Nga ana tjetër Franca e mbyll me humbje fazën e grupeve, ndërsa ishin të kualifikuar si kokë grupi. Fundi i ndeshjes ishte dramatik për "Gjelat" që shënuan me Griezmann por VAR anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Skuadra e Francës luante me ekipin e dytë, teksa Deschamps aktivizoi lojtarët që nuk kishin marrë minuta në dy ndeshjet e para. Sfida nisi mirë për Tunizinë, teksa Franca u detyrua të priste sulmet. Pjesa e parë u mbyll 1-1 ndërsa në pjesën e dytë vendosi goli i Khazri në minutën e 58 të ndeshjes. Një top i humbur në mesfushë dënoi Francën, teksa Tunizia shënoi lehtë. Në fund kishte vend edhe për golin e Griezmann te Franca, me VAR që e anuloi.
Në përfundim të ndeshjeve të grupit D, Franca dhe Australia kalojnë më tej në 1/8, teksa edhe pse me pikë të barabarta "Gjelat" janë kokë grupi. Tunizia dhe Danimarka do duhet të presin biletat e kthimit për në shtëpi.
VIDEO:
Renditja:
58' Tunizi 1-0 Francë. Afrikanët kalojnë në avantazh me golin e Khazri në minutën e 58 të ndeshje. Një top i fituar në mesin e fushës nga Tunizia bën që sulmuesi të shënojë një gol të thjeshtë me goditjen që duket shumë e lehtë.
8' Tunizi 0-0 Francë. Nader Ghandri shënon për Tunizinë pas tetë minutave lojë. Një krosim nga e majta e sulmit është devijuar nga lojtari i Tunizisë, me arbitrin që nuk ka lejuar për shumë sekonda festën e afrikanëve duke akorduar pozicion jashtë loje.