KATAR 2022/ Ja parashikimet në ‘E vëmë me bast’ për 4 ndeshjet e sotme! Publiku i bindur në fitoren e Gjermanisë, Kroacia favorite ndaj Belgjikës

1 Dhjetor 2022, 09:51| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 10:15

  • Share

Sfida jetike janë ato të sotmet në Kupën e Botës për Gjermaninë e Belgjikën. Të dyja ekipet nëse duan të kalojnë në 1/8 e “Katar 2022” duhet të fitojnë patjetër ndeshjet respektive.

Në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv Andrea Marko specialist futbolli parashikon fitoren e Gjermanisë me Kosta Rikën por thotë se Japoni-Spanjë del barazim. Për “Mjeshtrin e Madh” të futbollit Maroku e mund Kanadanë dhe kualifikohet ndërsa sipas tij Belgjika e fiton përballjen direkte me Kroacinë.

Moderatori Andi Kapxhiu parashikon fitore të Gjermanisë, Spanjës e Marokut ndërsa mendon se Kroaci-Belgjikë mbyllet barazim e ballkanasit avancojnë.

Nga publiku nuk e diskutojnë fitoren e Gjermanisë dhe Spanjës , pjesa më e madhe e telefonuesve i “japin” fitoren Kroacisë ndaj Belgjikës ndërsa janë të ndarë për Kanada-Marok.

1669883581_finalprojekt.00504123.Still001.jpg

Parashikimet për 4 ndeshjet e sotme në ‘E vëmë me bast’

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?